Dje i vunë tritol në shtëpi/ Talo Çela ende në arrati, GJKKO njofton seancën e rradhës
Talo Cela dhe vellezerit Haxhia
GJKKO njofton seancën e rradhës për Tao Çelën ndonëse ai është në arrati pasi kërkohet për grabitjen e Rinasit dhe për atentatin me armë zjarri të 2 vëllezërve Haxhia në Durrës.
Seanca e njoftur sipas GJKKO do të mbahet më datë 19 nëntor.
Kujtojmë se dje në orët e para të mëngjesit i është vënë tritol shtëpisë së Çelës , në pjesën e jashtme të shtëpisë dhe ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë në oborr policia gjeti 2.8 kg lëndë plasë që nuk shpërtheu, e cila mund ta rrëzonte vilën 2-katëshe.
Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.
Gjithashtu ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
31.8%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 622
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, Klement Çala izolohet në '41 BIS' 3 të rrezikshëm brenda 4 ditëve në regjimin e posaçëm
17 Dhjetor 2024, 18:20
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën
21 Nëntor 2024, 12:42
-
Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, Apeli i GJKKO dënon me 25 vite burg Klevis Allën! Humbi statusin e bashkëpunëtorit se dha dëshmi të rreme
14 Nëntor 2024, 10:57
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, SPAK kërkon 19 vjet burg për Talo Çelën
4 Nëntor 2024, 13:58
-
Nuredin Dumani 14 vjet më parë me tufa parash në duar! Gazetari publikon fotot : Vrasësi që e nisi 'karrierën' si 'çerri' i Talo Çelës
27 Tetor 2024, 09:04
-
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
1 Tetor 2024, 12:39
-
Masakra e Bradasheshit, cili gazetar kërkoi 120 mijë €? Porosia e bisedës në ‘Sky': Mos nxirr këto emra! Hetimi i SPAK: Ishte në kafe me ushtarin e Franc Çopjas
1 Shtator 2024, 13:32
-
Nga ‘Talo’ në ‘Korab’/ Talo Çela ndryshoi atësinë e vajzës për të mos u gjurmuar. Eurot e vrasjeve u groposën në Gjirokastër dhe u investuan në Tiranë e Sarandë
31 Gusht 2024, 15:32
-
Plani që në 2020, Talo Çela në “Sky”: Do iki në Brazil po dolën prova për 'Rinasin'! S’rri kot këtu, plus e këto vrasjet e leshit
30 Gusht 2024, 10:38
-
'Plumbi i artë' vijon! SPAK operacion në Tiranë, Elbasan e Durrës! Firmosen 36 urdhërarreste! Në pranga shefi i krimeve të Durrësit, zv/ drejtori i burgut Bradashesh, masë edhe për ish gjyqtaren Fetahu ( JA 23 EMRA)
31 Korrik 2024, 10:29
-
‘Plumbi i artë’/ Klevis Alla dënohet me 25 vite burg për vrasjen e vëllezërve Haxhia! 11 vite burg për Enver Divën e Besjan Xhixhën! Altin Ndoci i pafajshëm
2 Prill 2024, 12:01
-
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani dhe 19 të tjerë në gjyq! I penduari i drejtësisë në akuzë për 18 krime! Pushohen akuzat për Talo Çelën, hetim vetëm për 1 tentativë vrasjeje
29 Janar 2024, 10:26