Hakmarrja ndaj Aleksandër Gjonocës, 47- vjeçarit që u plagos një ditë më parë në Kalivaç të Lezhës, ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes.

Persona ende të paidentifikuar i kanë venë zjarrin automjetit të tij tip fugon i cili qëndronte i parkuar në oborrin e një bashkëfshatarit të tij.

Automjeti është djegur plotësisht dhe policia ka dyshime të forta se ishte një  zjarrvënie e qëllimshme, por pa mundur të identifikojë autorët.

Aleksandër Gjoneca u plagos me armë zjarri mëngjesin e djeshme në Kalivaç, ndërsa po lëvizte me fugon për të mbledhur pasagjerë.

Si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje, policia arrestoi 40- vjeçarin Gjovalin Voci, në tentativë për tu larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të Morinës.

Policia vijon ende hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe arrestimin e banorëve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com