Djegia e fabrikës, Malltezi: Katastrofë, në rrezik dhe 2 zona tjera, ja përgjegjësit

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, e ka cilësuar katastrofike ngjarjen e djeshme në Kashar, ku u dogj fabrika e riciklimit. Në studion e Report Tv, Malltezi deklaroi se kjo ishte një ngjarje shumë e rëndë, teksa vuri alarmin se një gjë e tillë pritet të ndodhë dhe në dy zona të tjera.

Sipas tij, shtëllungat e tymi që u shpërndan dje në kryeqytet nga djegia e fabrikës janë kancerogjene dhe rrezikojnë jetën e 500 mijë qytetarëve.

Është një ngjarje e rëndë, kemi të bëjmë me papërgjegjshmëri absolute të autoriteteve shtetërore. Një vit më parë, ramë shkoi aty dhe tregoi se ishte fabrika më cilësore. Rama donte të sillte aty mijëra tonelata mbetje nga Evropa. Ka nevojë për hetim, përgjegjësia e parë të nisë nga institucionet shtetërore. Retë, shtëllungat e tymit janë kancerogjene, ata mund të shkaktojnë kancer për të gjithë ata që i kanë thithur"

Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD

A është përgjegjës pronari i fabrikës?
Padyshim, por tendenca për ta hequr përgjegjësinë nga shtetit nuk na çon askund. Aksidente mund të ndodhin kudo, por para se të shikohet çfarë ndodh shteti shikon strukturat e tij. Kanë nxjerrë ligje për inspektim, kush ka bërë dhe kush jo detyrën. Shteti duhet ta fillojë nga vetja. Policët dilnin dhe bllokonin qytetarët e thjeshtë për gjëra qesharake, ju bllokonin patentën.

Duhet të ketë një rend prioritar, tek ata që dëmin mund ta bëjnë më të madh. Këtu është një çështje që mund të shkaktojë kancer për 500 mijë veta në Tiranë.

Askush nuk mund të thotë çfarë ka ndodhur dhe cili është dëmi ...
Fotot bënë xhirot e botës, ishte katastrofë e madhe mjedisore, pasojat janë shumë të mëdha, jo vetëm momentale. Janë qartazi kancerogjen, vdekjeprurës. Ajo që nuk dimë është ‘po ato tymëra që ne nuk i shikojmë’. Këto mund të kenë çliruar dhe gazra që ne nuk i shikojmë, por që janë shumë të rrezikshëm. Përveç kësaj që është djegur, mund të jenë çliruar dhe gazra të tejdukshëm që nuk i shikojmë.

Cilësia e ajrit është shumë e keqe nga karburantet në Tiranë. Nuk e sjellin makinat e vjetra, edhe Bullgaria i ka të vjetra, pr te ne është cilësia e karburanteve. Shteti nuk merret me këto gjëra ,por me njerëzit e thjeshtë.

Asnjë qeveri nuk është marrë me këtë çështje ...
Çështjet e aksidenteve na bëjmë të jemi më të ndërgjegjshëm, çfarë rrezikojmë. Në Shqipëri ndodhin deri në 110 vrasje në vit. Nga aksidentet vdesin deri në 100 veta. Imagjino sa vdesin nga sëmundjet e ajrit, është 5 herë më e rëndë se sa krimi.

Ambientalistët kanë rolin e tyre, por duhet të ecin përkrah shtetit, ata nuk kanë mjetet, por vetëm dëshirën për të mbrojtur mjedisin. Në një shtet ligjor të gjitha dokumentet duhet të jenë publike. Nëse raportohet janë publik, çdo ambieentalist e di mirë çfarë ka dhe problematikat.

Keni paralajmëruar dy zona tjera problematike, cilat janë?
Dje ishte dita e tokës, ne si departament mjedisi në PD shkuam në një pyll për të parë sa po zbatohet memorandumi. Ishim në Fushë Arrëz, kur na erdhën fotot. Ne pamë atje prerje, hedhje masive të mbeturinave në pyll. Është një situatë katastrofale. Në mënyrë të ngjashme morëm vesh se vjet afër Rubikut kanë djegur një faqe mali, sepse i vunë zjarrin. Kur u ngjitëm në mal pamë pemë të prera e pyje të sakatuara. Kemi prerje masive, prerjet janë bërë monopol. Kemi menaxhim të papranueshëm të mbetjeve urbane.

Flasim për miratimin e statutit të ri të PD, si e gjykoni?
Statuti i ri është zhvillim pozitiv, mbledhja ishte pozitive, e vonuar, por jo perfekte. Një nga ngjarjet e pakëndshme ishte që statuti iu shpërnda anëtarë të këshillit 6 orë para zhvillimit të mbledhjes, nuk është normale

Ishte strategji nga Basha?
Nuk e besoj. Tensioni i parë duhet të ishte shmangur. Kjo për fat të keq nuk u bë, por më pas vijoi në hullitë normale. Në 25 minutat e para nuk isha i kënaqur me mungesën e informacionit paraprak. Duhet të ishte dhënë përpara.

Mos transparenca e Bashës edhe për listat...
Ajo është e tejkaluar. Dëshira e anëtarëve ishte për të diskutuar për zgjedhjet, edhe unë isha për këtë, do të duhej diskutuar edhe për zgjedhjet. E quaj shans të humbur. Duhet të ishte shmangur, kush dëshironte mund të diskutonte. Edhe një herë e tretë në 20 minutat e para ishte momenti i kësaj, të drejtës për të diskutuar në parim apo nen për nen për statutin, nuk më la shije të mirë.

Secili që është aty ka një dhimbsuri për PD, por lejoje që të flasë. Pas 25 minutave të para shkoi në hulli normal, secili mund të shprehej. Por mungesa e njoftimit paraprak bëri që të mos ishte aq perfekte sa duhej.

Mos transparencë nga Basha, bashkimi i PD, pse nuk vjen..?
Jo domosdoshmërish me ardhjen e Bashës ka mos transparencë. Aktiviteti ishte pozitiv, është një grup intelektualësh që unë vetë kam dëshirë që të dëgjoj dhe besoj që e pasuron. Ne si shoqëri nuk e dënuam drogën, u blenë. Por tani i kemi raportet njëra pas tjetrës. Mbledhja mund të kishte qenë më e mirë nëse do të kishte përpjekje për të shuar pikat që na ndanin. Të gjitha palët do të duhet të shohin përpara, të falin diçka nga vetja për të ecur përpara. Përballë kemi krimin e organizuar.

Po në rast se PD nuk zgjidhet çështjet e brendshme, besimi në elektorat..
Nuk ishte statuti që na çoi në humbje, statuti, kontratat janë sajesa dhe lojëra të djallit. Duhet të shohim njëri tjetrin të sy dhe të jemi bashkë

E votuat ju statutin?
Padyshim që po. Pata disa sugjerime, një u pranua, një u rrëzua. Edhe ajo që u rrëzua, ishte propozim që ta kishte këshilli dhe jo kryesia të drejtën për drejtuesit e departamenteve.

Mandati i kryetarit?
Të gjitha variantet janë normale. Normalisht ne çështjen e kemi me zemrat e mendjen e shqiptarëve dhe jo të përpiqemi e kam inat apo xhan kryetarin

Bashkimi me LSI?
Një nga ndryshimet në statut ishte që këshilli të ketë të drejtën për aleancat. Një nga pikat që e propozova dhe më pas e tërhoqa ishte që edhe për aksionin politik ta ketë të drejtën këshilli, më thanë ia kanë kaluar kryesisë dhe e tërhoqa. Ka pasur disa anëtarë që janë pro dhe disa kundër bashkëpunimit me LSI. Kjo cështje nuk mund të jetë dëshirë, apo tagër e anëtarëve të kryesisë, do të duhet të ishte e këshillit apo kryesisë, më sqaruan se e kanë lënë tagër të kryesisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale