Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ku i ka shprehur shqetësimin lidhur me djegien e flamurit grek në selinë e Bashkimit Demokratik të Minoritet Etnik Grek, Omonia në Sarandë, ngjarje e cila ka ndodhur një ditë më parë.
Duke i ka kërkuar Tahirit që të vihen përpara përgjegjësisë ligjore autorët e këtij veprimi dhe të merren masa parandaluese për mos përsëritjen e aktive të tilla të ngjashme në të ardhmen.
Më tjej, kreu i PBDNJ-së është shprehur se, akte të tilla urrejtjeje, nuk përfaqësojnë kurrsesi ndjenjat e miqësisë dhe respektit të popullit shqiptar si ndaj minoritetit etnik grek ashtu edhe ndaj popullit grek.
Gjithashtu, Dule ka shprehur keqardhje për faktin se ky akt, nga çdo këndvështrim i shëmtuar, nuk është dënuar deri në momentet e tanishme nga asnjë forcë politike dhe as nga shoqëria civile.
Më 9 nëntor, kreu i Omonias, Leonidha Papa denoncoi aktin e djegies së flamurit kombëtar grek, ngjarje e cila kishte ndodhur gjatë orëve të natës. Papa e cilësoi këtë veprimi të errët dhe që ka për qëllim prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

*Flamuri grek i djegur
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com