Djegia e gazetës 'Koha Jonë' Lesi:
Çështja do shkojë në Strasburgut

Djegia e gazetës 'Koha Jonë' Lesi:<br />Çështja do shkojë në Strasburgut
Botuesi i gazetës 'Koha Jonë' Nikoll Lesi në një intervistë në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' tregon historinë e shtypit shqiptar, djegien e gazetës, gjyqin e famshëm, por edhe problemet e medias shqiptare përmes librit të tij 'Kështjella e medias'.
 
Nikoll Lesi tregon peripecitë në vitet e para të tranzicionit, luftën me Berishën, ndjekjen nga SHISH, por edhe marrëdhënien me Aleksandër Frangajn kur i dhuroi 40% të aksioneve dhe largimin më pas në 1997.
 
"Djegia e gazetës 'Koha Jonë' akoma nuk është zbardhur. Ka një vendim të Gjykatës së Lartë, që i ka rrëzuar disa vendime sepse ka 19 vite që vjen e shkon nëpër Gjykata.
 
Kjo gjykatë ka dhënë një vendim të vonuar por të drejtë. Ata kanë shkruar se është djegur nga pushteti i kohës. Tashmë çështja është në Prokurori. Mendoj se do të shkojë drejt Strasburgut.
 
 Akti i djegies së redaksisë nuk është thjesht djegie kompjuterësh, por është akti më makabër që një pushtet ka bërë ndaj një media të lirë
" tha ai.
 
Por kush është zhgënjimi i dytë i Nikoll Lesit? "Unë bëra një gabim, që kandidova për deputet.
 
Por autoriteti i gazetës ‘’Koja Jonë’’ ishte absolut. Asnjë parti nuk mund të dilte para botuesit të gazetës në atë kohë.
 
U futa me një idealizëm në parlament, për të sulmuar mafian dhe krimin. Ky ishte zhgënjimi i dytë në Parlament
" deklaroi ai.

Intervista e plotë
Sot do të flasim për një libër dhe jo vetëm kaq, por për historinë e shtypi shqiptar në 25 vite. Është një botim i fundit me autor Nikoll Lesin 'Kështjella e Medias' tregon historikun e aventurës së gazetës me të madhe që ka pasur Shqipëria në 25 vite?
 
Si lindi Koha Jonë?
Ideja për librin kishte 4 vite që ziente brenda meje. Nxora fotografitë dhe shënimat, nga djegia e 3 Marsit 1997 kur u dogj, shfletova edhe njëherë gazetën.
Është një punë e jashtëzakonshme duke mbajtur shënime, pasi duheshin freskuar datat.
 
Nuk keni harruar asgjë...
Libri është histori e të gjithë shtypit shqiptar...
 
Tirazhi ishte më i madh se të gjitha gazetat
Ka arritur në 88 mijë kopje në një ditë në 1997, ku vetëm Vlora kishte dy furgona me gazeta, 10-12 mijë kopje në ditë. Libri ka shkuar dy herë në shtypshkrojë edhe është kthyer, pasi dilnin gjëra të reja, kolegët sillnin materiale të tjera.
 
Kam marrë dosjen edhe të gjyqit të famshëm.
 
Pse zgjodhët këtë formë?
Kam bërë një lloj autobiografie të punës time si gazetar, pavarësisht se kam mbaruar për fizikë, madje Kokëdhimën e kam pasur në fakultet, Skënder Gjinushin e kam pasur pedagog, Mejdanin dhe të tjerë. Kisha një lloj pasioni për gazetarinë. Në 1988 punova në gazetat lokale, u emërova redaktor, aty tre veta ishim unë, kryeredaktori dhe pastruesja. Emrin e gazetës 'Koha Jonë' nuk e ndryshova edhe kur ra sistemi. Lezha ka pasur shumë emrat të njohur, një truall poetik. Përvec se është Besëlidhja, Lezha ka nxjerrë shumë figura. Pasi u mbyll gazeta dhe në janar të 1991. Ishim 27-vjec dhe u gjendëm pa punë, por nuk ishte vetëm kjo cështje, pasi ishte rastësia, fati dhe pasioni. Sot po të më kërkosh të bësh një gazetë nuk do ta bëja. U mbullëm të gjithë dhe vendosëm ta mbanim gazetën 'Koha Jonë' si gazetë të pavarur. E pavarur ishte një fjalë shumë e madhe, një herë në javë ishte.
 
Brezi i sotëm shikon që gazetat i krijon ndërtuesit, ju me cfarë fondesh e bëtë?
Do të vij edhe aty...
 
Po me cfarë fondesh?
Është thënë në libër. Nuk kishim asnjë fond, botohej vetëm njëherë në javë. Atëherë filloi carja në PD.
 
Ky është momenti kur 'Koha Jonë' bëhet gazetë kombëtare...
U ofruan shumë gazetarë, mes tyre edhe Aleksandër Frangaj, që rende për të marrë intervista te grupi reformator i PD.
 
Pra i ka pasur që atë kohë lidhjet me PD?
Jo nuk është krejt ashtu sikur thua
 
Frangaj bashkë me një grup gazetarësh në gusht të 1992 ikën në formë revolte nga gazeta RD'.
 
Ky është momenti kur gazeta u zhvendos nga Lezha?
Atëherë nuk kishte as celular, as kompjuter, ndryshe nga tani. Kjo është historia si u kthye  nga gazetë lokale në kombëtare. Atëherë bënim edhe një lloj hileje që deklaratat i bënim në dy pjesë për të rritur radhën e lexuesve.
 
Si u bë Frangaj bashkë pronar i gazetës?
Isha me Zef Shtjefnin, që u largua në Tiranë. Në një moment i dhurova Frangajt 40% të gazetës.
 
Ke përshkuar edhe avokat Ngjelën, cfarë të këshilloi?
Në momentin që Shtjefni u largua, filluan edhe gjyqet penale me Blerim Celën.
 
Për cfarë?
Për një shkrim të tij ku ai thoshte më mirë ia jap votat Miloshevicit se PS, si duket Sali e thirri dhe i tërhoqi veshin dhe mua më hodhi në gjyq. Blerim Cela ishte kryetar i KLSH, njeri i frikshëm që e kishin frikë të gjithë, ishte me shpatë në dorë dhe rrezikoja një vit burg.
Spartak Ngjela erdhi me një makinë që ishte autoshkollë, që e përdornim edhe për gazetën. Batuta e famshme e Ngjelës që erdhi për të ndërtuar statusin ku i dhurova Frangajt 40%. Dhe avokati në një moment që e kishte marrë gjumi dhe shkel pedalen e djathtë të instruktorit dhe makina frenon dhe desh të kthehej në Tiranë dhe them me humor se nëse do të kthehej në Tiranë nuk do ta kishte Frangaj bashkëpronësinë.
'Koha Jonë' ishte i vetmi vend ku ziente debati dhe shkruante kundër PD, por edhe PS.
Pushteti nuk lejonte asnjë që të shprehte mendim kundër. Kujtoj kohën kur na ndiqte SHIK-u.
 
Je i gatshëm ta rijetosh?
Jo! Ishte absolutisht një kurajo e jashtëzakonshme dhe kur iu bë arrestimi i Frangajt dhe Lekajt për një shkrim. Ishte lufta e pushtetit për të mbyllur gazetën 'Koha Jonë', por aq më shumë ajo u kthye e fuqishme. Kishim edhe një bar kafe ku vinin Keko, Agolli, Kico Blushi, Edi Rama. Pasi mbaroi gjyqi që Frangaj u lirua dhe këtu filloi gazeta u bë e para, kaloi RD, u bëmë kombëtare me rubrika me shef dhe me staf. Ne mendonim se do të rrëzonim pushtetin dhe do ta bënim Shqipërinë si Zvicra për dy vite. Paj disa viteve, në 1996 është përballja më fronte. Vjedhja e zgjedhjeve dhe Piramidat sollën përplasjen e pushtetit me median.
 
Ti me Frangajn në cfarë rrethanash u ndave?
Në Korrikun e 1996, por rikthehemi te Marsi i '96. Këtu filloi përballja finale e pushtetit me media.
 
Unë e perceptoj si ajo autoshkolla e avokatit që kishte dy palë frena?
E di ku do të dalësh, por me lejo...E kam rritur vetë, kam ndarë aksione me kolegë. Edhe ti ke qenë një lloj bashkëpronari, ishte një pronë publike.
 
Kishte dy linja vendimmarrje në gazetë?
Në ishim dy bashkëpronarë së bashku me Frangaj. Deri pas zgjedhjeve kemi qenë solidarë, ortakë dhe të dy në një mendje që e bëmë të dy. Sandri gjeti një zgjidhje tjetër, i uroj suksese, nuk jam xheloz, pasi paratë nuk janë gjithcka.
 
Pra nuk u ndatë për para, por për vijë editoriale?
Sandri është pjesë e librit deri në korrik të 1996 kur erdhi Ben Blushi. Me ardhjen e tij filloi epoka e rrëzimit të Salit me vjedhjen e votave dhe parave në Piramida. Madje në libër mund të gjej disa frangmente. Janë nxjerrë shkrime nga gazeta kundër fajdeve, ndërkohë pushteti qëndroi fort, kjo nxiti më shumë. Dhe erdhi konfrontimi në '96 ku i fitoi prapë PD. 'Koha Jonë' nga një gazetë u kthye në një institucion publik. Në Janar të 1997 kur filloi rënia e Piramidave, Frangaj firmosi aktin e fundit që u lagua dhe krijoi revistën 'Klan'. Por pavarësisht se u largua ne i bënim reklamë falas revistës 'Klan' pavarësisht se ai u largua. Sikur nxorëm edhe një revistë 'AKS' me Fevziun, por që u dogj nga pushteti i kohës.

Ngjarja më dramatike që mbaj mend nga ‘’Koha Jonë’’, është djegia e saj. Ti cilën periudhë mban mend?
Siç e thatë ju, kjo është ngjarja më tragjike për një media të lirë në Shqipëri. Një ngjarje shumë e dhunshme e pushtetit, që dhunoi fjalën e lirë. Ka pasur edhe një gazetar që flinte në redaksi. Siç është edhe në libër, është një dosje në Prokurori që herë kthehet në Gjykatë herë largohet.
 
Është zbardhur kjo ngjarje se kush e ka bërë?
Jo akoma. U krijua një situatë mjaft e vështirë. Nuk kisha kompjutera, isha i frikësuar për jetën e gazetarëve. Ishte një situatë mjaft e vështirë. Deri më 12 prill gazeta ‘’Koha jonë’’nuk doli. Sapo doli nga një donator që kishte parë lajmet në Rai One, me Ylli Pepën gjeti një adresë, dhe u dhuruan 10 kompjutera. I solli, në shenjë solidariteti për gazetën ‘’Koha Jonë’’. Ne filluam sërish me 12 prill. Kishte ndryshuar paksa Shqipëria. Kishte ndryshuar koha, sepse kishte ardhur qeveria e stabilitetit. Me 6 vjetorin, unë bëra këtë lloj editoriali që ‘’Gazeta nuk është as pronë e Berishës, as e Nanos’’. Ju shikoni vetë si dokument. Gazeta është krijuar i lirë dhe mbetet e lirë aq sa mund të mbetet e lirë në Shqipëri.
 
Nano kur doli nga burgu, a pati një ndjenjë mirënjohje ndaj kësaj gazete që kishte bërë rolin e opozitës për të?
Apsolutisht ky qëndrim i menjëhershëm, pa ardhur akoma në pushtet, që në maj unë kisha bindjen që kjo gazetë do të ishte e lirë sa mund të ishe e lirë në Shqipëri. Nano erdhi në pushtet, në shtator dha dorëheqjen. Unë bëra një gabim, që kandidova për deputet. Por autoriteti i gazetës ‘’Koja jonë’’ ishte absolut. Asnjë parti nuk mund të dilte para botuesit të gazetës në atë kohë. U futa me një idealizëm në parlament, për të sulmuar mafian dhe krimin. Ky ishte zhgënjimi i dytë në Parlament.
Në shtator në vitin 1997, ndërkohë që isha betues isha edhe parlament, filloja të kritikoja të kritikoj kryeministrin. Ne bëmë një shkrim në gazetë’’mos lajthit zoti kryeministër’’. Menjëherë u krijua idea në PD se Lesi, kaloi me ne dhe i ra Nanos. Unë këtu e kritikova në Parlament, keni ardh me votën e popullit, dhe po e pardoni për interesa të një grupi biznesi. Këtu u ndamë përfundimisht me Nanon për atë kohë. Unë fillova të kritikoja qeverisjen socialiste. Në ’98 mbyllet ëpr mendimin tim epoka e medias së lirë në Shqipëri. Sipas librit, historisë dhe asaj që kam lexuar. Deri në atë kohë kishte gazetarë profesionis, si Carlo Bollino i Gazetës Shqiptare, Ylli Rakipi ishte profesionist pavarësisht se kishim linja editoriale të ndryshme. Nuk ishin asnjëherë të lidhur, dhe as nuk kishin konfikte interesash. Vimë tani tek pjesa e dytë e librit. Në këtë kohë hyri për herë të parë në media, filluan sulmi i biznesit në media. U krijua gazeta ‘’Shekulli’’, e cila nga konkurencë normale kaloi në konkurencë jo normale. Ne e kishim 40 lekë, sa ishte kostoja reale. Këtu filloi biznes. Një pjesë sa e madhe e biznesit që ka hyrë sot në media, siç u Dekriminalizimi në politikë, duhet bërë Dekriminalizimi në media.
 
A mos është një moment normal zhvillimi, ku kalohet nga stadi artizanal në stadin industrial?
Unë kam këtë bindje, që biznesi që është në vendet europiane, natyrisht një gazetë që u bë epoka e parë ‘’Koha Jonë’’ dhe e disa mediave të tjera ishte e vështirë. Dhe hyri epoka e një biznesi që kishte para dhe investonte në media. Këtu jam dakort, dhe ti si biznesmen që i krijuar paratë e ligjshme është e drejtë e gjithsecilit të kontribuojë në media. Por unë e kam fjalën që kjo epoka e dytë, ‘’Koha jonë’’ u detyrua të jetojë në këtë epokë. Ajo e bëri epokën e saj. Një pjesë e medias e sotme financohet dhe ka pronarë mediesh, që japin informacione në favor të qeveritavë. Gazetarët janë përballë pronarëve që kanë interesa me qeveritarët. Ka media të cilët financohet nga biznesmenë të ndryshëm që e bëjnë për pasion, por jo një pjesë e vogël e bëjnë për çështje personale, interesa. E theksoj sërish që duhet dekriminalizim në media. Siç është media pushtet i katërt, nuk është vetë i pastër. Unë insistoj që secili biznesmen në media si e ka filluar dhe ku i ka marrë paratë. Dhe ky është një pastrim, por që dyshoj që mund të bëhet. Unë them që ky libër është një kontribut jo vetëm për gazetën ‘’Koha Jonë’’. Por është edhe një lloj bibliografie. Pra është historia e këtyre 25 viteve jo vetëm e medias, por edhe politikës. Është burim informacioni i saktë për gazetarët e rinj.

Djegia e redaksisë nuk ka marrë akoma një përgjigje nga Prokuroria. Në çfarë stadi është ?
Ka një vendim të Gjykatës së Lartë, që i ka rrëzuar disa vendime sepse ka 19 vite që vjen e shkon nëpër Gjykata. Kjo gjykatë ka dhënë një vendim të vonuar por të drejtë. Ata kanë shkruar se është djegur nga pushteti i kohës. Tashmë çështja është në Prokurori. Mendoj se do të shkojë drejt Strasburgu. Akti i djegies së redaksisë nuk është thjesh djegie kompjuterësh, por është akti më makabër që një pushtet ka bërë ndaj një media të lirë.
 
Çfarë qëndrimi kanë mbajtur pushteti, qeveritë e radhës nga këtij procesi për djegien e redaksisë?
Pjesa e pushtetit të PD-së, dihet qëndrimi, se PD-ja e dogji. Unë zhgënjimin e pata me Fatos Nanos, që i kërkova hetimin e kësaj çështje. Ishtë një zhgënjim në kërkim të së vërtetës. Tani së fundmi më kaloi edhe një zhgënjim si tangent, që avokatura e shtetit që emërohet nga kryeministri i cili ka qenë bashkëpunëtor i ‘’Koha Jonë’’. Avokati i shtetit mbajti një qëndrim si linja e PD-së dhe mua më kaluan në gjyq dy pamje, avokati i Berishës dhe avokati i shtetit. Ai mbajti të njejtin qëndrim që mbajti avokati i Berishës. Dhe këtu qëndrimi ishte zhgënjues. I dërgova një sms, dhe më ktheu mesazh’’nuk mbaj përgjegjësi për kohën e Berishë’’. Tani është drejt finalizimit çështja. Në mars bëhet 20 vjetori i djegies së gazetës. Në libër unë i kam thënë të gjitha.
 
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë