Pas takimit me kryedemokratin Basha, në selinë blu, ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz, ka shkuar në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku po takohet me kryetaren e saj, Monika Kryemadhi.
Në takim pritet të diskutohet lidhur me vendimin e opozitës për djegien e mandateve, vendim i propozuar nga Lulzim Basha, një ditë pas protestës së 16 shkurtit.
Ky vendim është kritikuar nga ndërkombëtarët , si një hap prapa në procesin e integrimit të Shqipërisë.