Djegia e mbetjeve urbane të Fushë-Krujës është kthyer në një problem të madh për jetën dhe shëndetin e banorëve jo vetëm për ata që jetojnë në afërsi të vendit ku digjen por edhe të fshatrave përreth e të vetë qytetit të Fushë-Krujës.
Për më shumë se dy ditësh këto plehra digjen dhe e gjithë zona është e mbuluar nga tymi.
Mbetjeve i vihet flaka herë pas here dhe tymi e gazrat helmues që çlirohen shpërndahen në hapësira të mëdha disa dhjetëra km, aq sa syri nuk sheh me shume se 7-8 metra larg.
Banorët shprehen se nga djegia e tyre shkaktohet një smog i jashtëzakonshëm nga kjo gjendje e rëndë saqë ata nuk mund të hapin dot as dyert apo dritaret.
Ashtu sikurse shprehen edhe vetë, sëmundjet tek këta banore të shkaktuara nga kjo ndotje e paimagjinueshme kanë qenë të shumta.
“Ne na mbytën plenat, digjen plenat, vjen era e plenave, nuk hapim dot as dyer as penxhere, nuk e di as ça do bëhet me këto plera”. “Shqetësim më të madh nuk ka, plehrat mirë që i kemi këtu me tymra, nuk je i zoti as të rrish as brenda në shpi se digjen me plera me budallaqe. Kalamanjtë tonë janë bërë me amëz”, “Kemi mbeturinat e qytetit, i hedhin këtu mbas kodrës. Disa herë keni ardhë nuk keni marrë masa fare. Plus tymi që ka ardhur aty, në u bë edhe një firmë e re këtu tani, vazhdon punën në mes të lagjes, natë ditë dritaret mbyllur”, banorë të zonës.
Edhe pse banorët e Fushë-Krujës janë ankuar herë pas here në organet e pushtetit lokal por deri tani problemi nuk është zgjidhur ende.
[gallery]23566[/gallery]
Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO