Malësia e Kurbinit prej vitesh është diskriminuar sa i përket infrastrukturës, duke bërë që banorët të largohen e ta braktisin atë.
 
Por kjo nuk i ka penguar banorët e zonës që kanë punuar në emigrim dhe të tjerë që me kursimet e tyre të finalizojnë investime që duhet t'i kishte bërë shteti.
 
Pas hapjes së rrugës banorët kanë nisur punën për ndërtimin e sistemit vaditës, ku aktualisht punohet në ngritjen e një argjinature në përroin e fshatit me qëllim mundësinë e vaditjes së një pjese të tokave. Banorët janë shprehur qartë se do bojkotojnë zgjedhjet.
 
“Kam hapur një rrugë që të kenë mundësi të shkojnë përsëri te shtëpitë e tyre të vjetra. Në një terren të vështirë,me mundim është arritur të bëhet një punë e tillë. Unë nuk besoj te fushata elektorale dhe vetë si emigrant e quaj si detyrë të investoj për fshatin tim”, shprehet një emigrant.
 
Ndërsa banorët shprehen: “E kam hapur vetë këtë rrugë, me mjetet e fitimit. Dikur lëviznim me mushka dhe me gomerë. Ka qenë një fshat shumë i madh dikur, tani i kthehet prapë traditës.”
 
“Ka 27 vite që vazhdimisht kërkohet dhe premtohet në fushata elektorale që do ketë rrugë dhe zhvillim por kanë qenë premtime boshe”.

Gjatë kësaj fushatë asnjë politikan nuk ka shkuar për të kërkuar votën e banorëve të kësaj zone.

Redaksia Online
Al.N/shqiptarja.com