Djemtë kuqezi fitojnë ndaj Hungarisë në volejboll, femrat mposhten

Djemtë kuqezi fitojnë ndaj Hungarisë në volejboll, femrat mposhten

Ekipi kombëtar

Shqipëria ka fituar 3-1 ndaj Hungarisë në ndeshjen e dytë të European League në volejboll për meshkuj, duke korur suksesin e parë në këtë edicion.

Një fitore e merituar e volejbollistëve kuqezinj, që të drejtuar nga trajneri Jani Melka, bënë një paraqitje fantastike në Budapest, ku dhe luajtën ndaj kombëtares vendase.

Edhe pse Shqipëria humbi setin e pare, arriti të rikuperojë në setet në vijim, duke mos u dorëzuar dhe treguar grintë e dëshirë për fitore dhe fituar në fund 1-3.

Një fitore e rëndësishme jashtë fushe, që mban kuqezinjtë në lojë për një vend në fazën finale, duke treguar një nivel në rritje, një lojë të mirë kolektive, e saktë në sulm, bllok e shërbime, por edhe duke pritur mirë topin e parë.

Hungari – Shqipëri 1-3 (25-22, 21-25, 21-25, 23-25)

HUNGARIA: Szabo, Nagy, Papai, Magyar, Banai, Keen, Kaszap, David, Padar, Blazsovics, Deak, Kalmar, Gebhardt, Krupanszki. Trajner: Bogdan Tanase

SHQIPËRIA: Kola, Gjoklaj, Koçi, Arapi, Husaj, Malaj, Qepa, Kula, A.Qafarena, Çullhaj, Baruti, Gaxiri, Bërdufi, Deliu. Trajner: Jani Melka

Gjyqtarë: Predrag Balandzic (Serbi), Gyula Tillmann (Hungari)

Ndërsa ka zhgënjyer kombëtarja e femrave. Fitorja e tri ditëve më parë në Gjeorgji dhe loja e mirë e zhvilluar në Tbilisi, ku kombëtarja e femrave në volejboll mundi 3-0 kombëtaren vendase, janë vite dritë larg nga paraqitja e sotme.

 Vajzave kuqezi u mundën 0-3 në “Feti Borova” nga Austria. Kjo ishte ndeshja e dytë në Grupin B për kombëtaren e femrave, e vlefshme për edicionin 2018 të Ligës së Europës.

Një Shqipëri e përgjumur, me shumë gabime në sulm, pritjen e topit të parë, bllok e organizim. Një kombëtare e çoroditur, që zhgënjeu në fushë si veten e saj ashtu dhe fansat e shumtë që kishin ardhur për ta mbështetur.

Shqipëri – Austri 0-3 (18-25, 17-25, 21-25)

SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri

AUSTRIA: Duvnjak, Teufl, Bajde, Ëallner, Holzer, Epure, Chrtianska, Deisl, Peischl, Maros, markovic, Schmit, Nesimovic. Trajnere: Svetlana Ilic

Gjyqtarë: Arzu Emiroglu (Turqi), Endri Zguri (Shqipëri)

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 24/05/2018 07:47

    Një bravo të madhe❤️ Humbjet nuk janë asgjë kur edhe fiton, bravo kombëtareve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit