'Do digjej Kuvendi’/ Grida Duma ‘kundër’ Metës: Dhunën nuk e ndali dekreti! Protestat do të vijojnë, por janë të pamjaftueshme

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është e ftuara e parë e emisionit "5 pyetje nga Babaramo" në sezonin e ri. Në kundërpërgjigje të asaj që deklaroi presidenti Ilir Meta në Komisionin Hetimor, Duma tha se dhunën në protestat e opozitës nuk e ndali dekreti i tij me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ajo ka hedhur poshtë një skenar që parashikonte djegien e Kuvendit nga opozita apo protestuesit që kishin dalë në mbështetje të tyre, por theksoi se shqetësimi i saj ishin "personat e infiltruar", pa përmendur ngjyrimin politik që mund t'i përkisnin. Në studion e Report Tv, ish-deputetja e PD-së tha se opozita do të vijojë me protesta, si një detyrim dhe domosdoshmëri, edhe pse sipas saj është e pamjaftueshme, për të realizuar qëllimin kryesor...rrëzimin e qeverisë Rama.

Aksioni opozitar, theksoi Duma, do të vijojë, por pa dhënë një datë konkrete.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:43
Grida Duma: Të protestosh sërish është sakrificë...por nuk mjafton! Tubimi i radhës ende pa datë

Ish-deputja e PD-së Grida Duma është ndalur të flasë për aksionin opozitar, ku ka theksuar se protestat do të vijojnë, por pa dhënë një datë konkrete. Ajo i ka konsideruar protestat si një domosdoshmëri, për të arritur në qëllimin final që opozita ka, rrëzimin e qeverisë Rama, por deklaroi se sipas saj, janë të pamjaftueshme.

"Axhenda e opozites do të vijë si një qëndrim i maturuar kur të vendoset në forumet e partisë. Do të vijojmë me protesta. Se kur përsëri do të jetë një vendim i forumeve. Do të shkohet në protesta dhe vijimi i tyre është natyralitet. Është i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm. Është një respekt ndaj sakrificës së demokratëve. Nuk mendoj që mjafton. Njerëzit që janë në krye të këtyre të protestave dhe mesazhi i fortë opozitar, demokratët kanë stof politike dhe e dinë se sa shumë kërkohet kur ke të bësh me një pushtet të tillë. Ata e dinë se çfarë kundërshtari kanë përballë", tha Duma.

Ora 21:39
Raporti i OSBE/ Duma: 30 qershori ka rënë, nëse do kishte fuqi detyruese zgjedhjet do ripërsëriteshin

1568057020_dum44.jpg

Një patentë e madhe në dorë të opozitës. Kështu e ka cilësuar ish-deputetja e PD-së, Grida Duma raportin e OSBE për zgjedhjet e 30 qershorit. Në studion e "5 pyetje nga Babarabo" në Report Tv, Duma tha se ai raport tregoi se kauza e opozitës ishte e drejtë, dhe se tani është momenti për të parë se sa nga 85% e shqiptarëve që sipas saj refuzuan Ramën, janë votues të PD-së.

"Në politikë ne i njohim lëvizjet e kundërshtarit. Nuk ishin dot shanse për raportin  e OSBE/ODHIR. Raorti i ka gjetur të papërgatitur. Komisioni i Venecias ka mbajtur lidhje. Nuk besoj se ata kanë ardhur për Komisionin por kanë ardhur në përgjithësi për institucionin e Presidencës qeverinë. Ata duan ta zgjedhin krizën nga jashtë. Ata kërkojnë stabilitetin. Ata kanë investuar për këtë. Shikoj që ndërkombëtarët, dukshëm po thonë bëjeni vetë, zgjidheni vetë. Ata i qëndrojnë popullit pranë, por ata e delegojnë ërgjegjësinë. Bëni marrje vendimesh sipas mënyrës tuaj. Sikur OSBE/ODIHR të kishte target detyrues, do i kthente zgjedhjet. Në raport kauza e opozitës ka bërë që kontrolli dhe balanca të mos ekzistojë dhe për logjik parlamenti duhet të shpërbëhej. Nëse do kishte fuqi detyruese raporti, zgjedhjet kanë rënë", tha Duma. 

Ora 21:37
Pazar i dytë Rama-Basha? Duma: Demokratët janë në sakrificë, ata kanë besim absolut!

Nuk ka një marrëveshje të dytë Rama-Basha dhe kurrsesi kësaj gjëje nuk i tremben demokratët. kështu u shpreh ish-deputetja, Grida Duma në Report Tv.

“Kurrsesi nuk i druhen demokratët një pakti të tillë. Nëse ka një provë është se këta njerëz i kanë lënë punët dhe i janë përgjigjur PD për të protestuar, janë ne sakrificë dhe nuk kanë frikë. Besimi i tyre duhet të jetë gurë themeli për ndërtimin e çdo gjëje. Ata janë në besim absolut."

Babaramo:A ka shkuar dëm sakrifica?

Duma: Kjo mbetet për t'u parë. Ne jemi të certifikuar që kauza ka qenë e drejtë.

Ora 21:35
Flirt mes LSI dhe PS?  Përgjigjet Grida Duma

E pyetur nëse në 'horizont' mund të ketë një bashkëpunim mes LSI dhe PS, ish-deputetja demokrate Grida Duma tha se një gjë të tillë nuk e ka shikuar si  diçka të mundshme.

“Nuk e kam parë me lupë, duhet vlerësuar qe në momentet e aksionit te madh opozitat dinë të akordohen, kjo është për tu vlerësuar se janë dy parti që kanë ideologji të ndryshme. Opozita e vërtetë është jashtë parlamentit, ajo në kuvend nuk është opozitë. Si aktorë politik mund të identifikohet kushdo. persona do digjnin Kuvendin" ka thënë Duma në 5 pyetje nga Babaramo.
 

Ora 21:24
Duma: Dhunën në protestë nuk e ndali Meta, por opozita! Kishte dyshime për të infiltruar

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma tha se dhunën në protestat e opozitës nuk e ndali dekreti i presidentit Ilir Meta, ndryshe nga sa pretendoi ky i fundit në Komisionin Hetimor. Ajo ka hedhur poshtë një skenar të tillë, sipas së cilët, organizatorët synonin mbarëvajtjen e një proteste paqësore. Në studion e Report Tv, përballë gazetarit Ilir Babaramo, Duma tha se shqetësimi i saj ka qenë personat që mund të ishin të infiltruar, por nuk e specifikoi nëse ishin të PS-së apo PD-së.

"Nëse nuk do të kishte, protestat do të vazhdonin. Nuk mendoj që aksioni u influencua nga vendimi i presidentit. Nëse opozita do kishte plane të dhunshme, nuk është çështje dekretesh. Ne jemi përpjekur që të parandalojmë dhunën. Presidenti tha se "persona të caktuar"....të parit që duan që protesta të kishte faqin e bardhë janë organizatorët. Të parët e interesuar që të bëjnë pis imazhin e aksionit të kundërshtarit janë kundërshtarët. Njerëz të infiltruar, ky është shqetësimi më i madh nëse do isha organizatore. S'po them që s'janë as të PS-së dhe as të PD-së. Nuk e kam dalluar se jam rrethuar nga studentë dhe të rinj. Ka pasur momente të tilla se kush janë këto persona", u shpreh Duma.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prec zogaj: 10/09/2019 18:25

    PER KETE PYETJE PER FLIRTET ,,KENI PYETUR EKSPERTEN,,NUK IA HA QENI SHKOPIN,,...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas