‘Do e pres një vit dhe do të shikoj jetën time’/Zhduket 26-vjecari nga Bulqiza, loton babai në ‘Pa Gjurme’ nga mesazhi i nuses së djalit

Destan Bushi lë bashkëshorten shtatzënë duke humbur çdo kontakt, ndërsa sot është bërë baba i një vajzë. Ai humbi gjurmët mbrëmjen e 7 shtatorit të vitit 2020, kur nga telefonata e fundit i tha të shoqes se do të kthehej shpejt, pasi ishte nisur për tek dentisti. Ditën që humbi gjurmët është parë duke u larguar me një makinë të zezë, në shoqërinë e disa personave të panjohur. Që nga ai moment, për 27-vjecarin nuk ka asnjë informacion. Bashkëshortja e tij Leonora Bushi, në një lidhje skype në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV u shpreh se nuk do e priste gjatë Destanin, por do shikonte jetën e saj.

Unë do ta pres edhe një vit dhe nuk do të qendroj më. Do largohem dhe do të shoh jetën time. Ai iku dhe më la shtazënë, pse duhet ta pres unë? Vajza po shkon 4-muajshe dhe ai asnjë telefonat nuk na ka bërë. Jam e shqetësuar, por I them vjehrrit qe ndodhet në studio që unë nuk do e pres gjatë djalin e tij

Fjalët e nuses në program prekën rëndë babain e Destanit, Ahmet Bushin, i cili nuk i mbajti dot lotët.

Nusja na ka deklaruar se vajzën e vogël Andrën, nuk do ta mari me vete kur të largohet. Unë dhe bashkëshortja jemi të vetëm dhe jetojmë në kushte të vështira. Nuk e dimë si do ta rrisim atë vajzë. Më është hapur një plagë, po cmëndem. Në këto kushte nuk di cfarë të bej, nuk di ku ta kërkoj djalin tim

Kush ka informacion është i lutur të lidhet me redaksinë e emisionit “ Pa Gjurmë”

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698

Në tel: 0444 17 778

si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në adresën tonë në facebook:"https://www.facebook.com/pagjurme/"GjurmëHYPERLINK "https://www.facebook.com/pagjurme/" Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16: 00 nga hena deri në te premte.

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës