“Do heq dorë nga muzika”, reperi shqiptar shfaqet i zhgënjyer: S’mund të jem prind i denjë

“Do heq dorë nga muzika”, reperi shqiptar shfaqet i zhgënjyer: S’mund të jem prind i denjë

Reperi Mc Kresha

Mc Kresha është një nga reperët më të dëgjuar shqiptarë. Ai jo pak herë ka lënë mbresa tek publiku me tekstet e tij drithëruese dhe timbrin e zërit që i rrëqeth të gjithë. Por së fundmi reperi është shprehur se ka ndërmend të heqë dorë nga muzika. 

I ftuar në emisionin “Oxygen”, Mc Kresha tha: “Realisht karriera ime si artist më ka sjellë shumë të mira. Besoj që kapaciteti im i trurit më jep mundësinë të mbetem gjallë edhe pa muzikë. Kaq shumë sa e dua muzikën edhe po mendoj ta lë."

Ai shtoi se nuk do të ishte prind i denjë nëse do vazhdonte të merrej me hip-hop. “Për muzikën hip-hop duhet të dal unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ edhe djali im do jetë aty e do dëgjoj. Nëse bëhem me familje, unë nuk mundem të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë,”-, tha reperi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë