‘Do i kisha nxjerrë sytë’, nëna e 12-vjeçares së përdhunuar në Greqi zbardh detajet tronditëse: Mihali e merrte çdo ditë në dyqan! Por lihet në burg

‘Do i kisha nxjerrë sytë’, nëna e 12-vjeçares së përdhunuar në Greqi zbardh detajet tronditëse: Mihali e merrte çdo ditë në dyqan! Por lihet në burg

E ëma e të miturës dhe autori kryesor

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarje tronditëse që shokoi gjithë Greqinë, ajo e përdhunimit të 12-vjeçares në Greqi nga 9 meshkuj për disa ditë me radhë. Së fundmi nga mediat greke është botuar dëshmia e nënës. Ajo ka thënë se njërin prej miturës ka thënë se njërin prej përdhunuesve, Mihalin, e ka njohur vite më parë, pasi ka një dyqan në afërsi të banesës së saj.

 “Ai vetë më kishte sugjeruar që të vij t’i pastroj dyqanin dy-tri herë në javë, sepse e di që jemi familje e madhe dhe kemi probleme financiare. Kjo ishte para Pashkëve 2022. Më pas ai më gjeti një punë në një dyqan ushqimesh. Fëmija im shkonte normalisht në shkollë dhe në mesditë e merrja nga shkolla me vëllezërit e saj ose kur isha në punë shkonte babai i saj. Vajza ime shkonte te dyqani i Mihoskur e thërriste pas shkollës thuajse çdo ditë, të paktën tre-katër herë në javë. Nuk e kam pasur fëmijën jashtë kontrollit. Ndonjëherë kur e thërrisja dhe ajo nuk më përgjigjej, dilja në shesh dhe e kërkoja dhe ajo më thoshte gjithmonë se ku ishte, se shkonte në pishinë dhe do të kthehej. Gjithmonë i thosha të më tregonte nëse donte të shkonte diku. Nuk ka asnjë mundësi që ta dija që ai e përdhunonte dhe unë të mos i nxjerrja sytë. Kisha shumë besim tek ai. Dyqani i tij është në një pikë qendrore, e di e gjithë lagjja. Dyqani është në një pjesë qendrore të lagjes, ishte njeri i kishës, kishte shumë të njohur në lagje, aktorë, politikanë, i besova. Kur vajza ishte ndonjë herë e veshur me të shkurtra dhe ai e merrte në dyqan, e sillte në shtëpi që të ndërrohej që njerëzit që të mos e shihnin ashtu. Po më hidhte hi në sy. I besova edhe atij sepse pashë policë aktivë dhe joaktivë që frekuentonin dyqanin e tij.

Vajza ime nuk ishte larg shtëpisë për orë të tëra. Gjithmonë kur vajza ime ishte në shesh ishte nga ora shtatë pasdite deri në dhjetë të natës në ditët që kishte shkollë dhe deri në njëmbëdhjetë në verë. Me mamin e shoqes së saj që luanin bashkë, jemi miq familjarë dhe gjithmonë ose unë ose djali im kalonim nga sheshi për të mbledhur fëmijët. Kam tetë fëmijë, nuk kam abortuar kurrë në jetë dhe këto ditë që jam pa ta, vuaj. Mbrëmë në qendrën e paraburgimit dëgjova dikë që thoshte për vajzën time se është e përdalë, doja të shkoja t’i nxirrja sytë. Gjatë gjithë këtyre ditëve flas çdo ditë me fëmijët e mi dhe fëmijët e mi qajnë dhe më kërkojnë. Unë nuk kam faj për asgjë, do të vras ​​veten pa fëmijët e mi. Unë flija me fëmijët e mi. Unë i dua të gjithë fëmijët e mi dhe ata më duan mua”, ka deklaruar ajo.

Por kjo nuk e ka ndihmuar atë t’i shpëtojë burgut. Prej disa javësh Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku një 12-vjeçare është përdhunuar nga disa burra për muaj me radhë. Gjithçka nisi me një 53-vjeçar i cili i linte takime me ‘klientët’ përmes një aplikacioni. Por ngjarja tronditëse nuk përfundoi me kaq, disa detaje të tjera edhe më tronditëse, e ëma e vajzës ka përfunduar pas hekurave si e përfshirë në gjithë këtë masakër, raportojnë mediat e huaja.  Nëna e saj 37-vjeçare, duket se jo vetëm që ka qenë në dijeni për aktet, por ka qenë ajo e cila e ka çuar të bijën në duart e tyre, përkundrejt pagesës.

Dyshimet se nëna e saj kishte rolin si tutore, u shtuan kur u gjetën në llogarinë e saj disa derdhje parash, që kapnin vlerën e 110 mijë eurove. Vetë ajo i ka mohuar këto akuza, por pa mund të bindë trupën gjykuese. Sakaq, mediat greke thonë se në sallën e gjyqit kanë qenë edhe dy fëmijët e saj, më të rritur se 12-vjeçarja, të cilët kur kanë parë të ëmën në pranga, kanë shpërthyer në lot.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë