'Do kryej vetëvrasje'/ Zhvatën 4.7 mln € nga qindra italianë përmes mashtrimit, zbardhen telefonatat! ‘Viktima’: Kam investuar 31 mijë euro

'Do kryej vetëvrasje'/ Zhvatën 4.7 mln € nga qindra italianë përmes mashtrimit, zbardhen telefonatat! ‘Viktima’: Kam investuar 31 mijë euro

Është zbardhur dosja për mashtrimet përmes call centerave, ku 17 persona akuzohen se zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë dhe i investuan në kriptovalutë.

Grupi kriminal që menaxhonte Call Center-a në Tiranë, mashtronin qindra italianë për investim në bursë dhe u zhvatnin paratë.

Në dosjen e zbardhur nga Top Channel, zbardhen disa biseda të kryera përmes operatorëve të call centerave dhe ‘viktimave’ që binin pre e mashtrimeve. Dëmi ekonomik ishte aq i madh, sa një prej tyre ka deklaruar në telefonatë se do vriste veten pasi kishte humbur shumën 31 mijë euro.

“Në datën 3 nëntor 2020, në orën 19:07. Stabile flet me Irinën, duke qarë dhe i ankohet për investimin me shumën 31 mijë euro dhe në nuk ka më para pasi rrezikoi gjithçka që kishte dhe po mendon vetëvrasjen. Irina i referon se duhet të paguajë një komision për transfertat të barabartë me 4 mijë e 500 euro.

Fabio e informon se ka paguar 4 mijë eurot e fundit që kishte për komisionet e dy transfertat. Irina referon se atyre nuk u intereson nëse janë paratë e fundit dhe se ajo duhet të paguajë  është një taksë tjetër që për bankën e Anglisë. Telefonata mbyllet duke rënë dakord  për tu dëgjuar më vonë”-thuhet  në dosje.

Si funksiononte mashtrimi?

Personat (italianet) kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.

Në këtë kontekst, viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, duke e lejuar për tu futur direkt në numrat e llogarive bankare.

Të njëjtët mashtrues, me qëllim marrjen e më shumë parave nga “blerësit”, i bënin të besojnë viktimat se për të hyrë në zotërim të shumave shumë të mëdha të fituara nëpërmjet investimit, duhet të paguajnë një lloj takse/komisioni sipas rregullave të prezumuara, të vendosur nga Banka Qëndrore Evropiane duke qenë se Shoqëria e Trading-ut gjendet në Angli, pra jashtë Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, hetimet nxorën në pah se grupi kriminal ishte shume i kujdesshëm me qëllim për të mos u zbuluar, kryente lidhjen “AnyDesk” në kompjuterat personal të viktimave, duke përdorur një server italian të provider-it Aruba, që garantonte në fakt fshehjen reale të adresës IP nga ku kishte kryer komunikimi, duke bërë serverin si “nyje” të vetme për të gjitha komunikimet./ TCH

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!