Trajneri Edy Reja ka përsëritur dëshirën për të vijuar në krye të kombëtares edhe pas këtij muaji kur zyrtarisht i përfundon kontrata. I pyetur për të ardhmen në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore kundër Katarit, 77-vjeçari la të kuptohet se qëllimi është të kualifikohet në Europianin e ‘Euro 2024’
“Nuk ka ndryshuar asgjë në krahasim me herën e fundin. Nuk ka asnjë të re,”-u shpreh Edy Reja, trajner i Kombëtares.
Më pas trajneri u ndal te kundërshtari i 9 nëntorit që është vendi organizator i Botërorit, Katari.
“Katari është një kundërshtar akoma më i fortë se Arabia Saudite. Një kombëtare që ka marrë lojtarë nga jashtë. Për Shqipërinë është një test shumë i rëndësishëm. Për t’i dhënë një mundësi lojtarëve që të tregojnë se e meritojnë në të ardhmen një ftesë nga Kombëtarja,”-tha Edy Reja, trajner i Kombëtares.
Për këtë miqësore që luhet në Spanjë Edy Reja ka thirrur 21 futbollistë nga 23 që janë gjithsej nga Superliga shqiptare, duke qenë se ndeshja nuk është në kalendarin e FIFA-s dhe UEFA-s.
“Futbollistët e grumbulluar kanë ardhur në formë shumë të mirë fizike, por problem i futbollit shqiptar është taktika. Duhet të punohet më shumë në bazë. Këto miqësore për lojtarët e Superligës është një mundësi e mirë për të marrë eksperiencë,”-deklaroi Edy Reja, trajner i Kombëtares.
Katar-Shqipëri do luhet në 9 nëntor në Marbella të Spanjës, duke nisur nga ora 18:30. Ashtu si në miqësoren kundër Arabisë Saudite edhe këtë herë ndeshja do jetë në ‘terr’, pasi nuk do transmetohet direkt dhe kamerat s’do lejohen në stadium.
Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Katar nisin bisedimet e paqes për armëpushim, por Izraeli nuk i ndal bombardimet në Gaza, 12 të vrarë!
4 Janar, 19:55
-
Speciale/ 2024 foli edhe shqip në Gjermani, Evropiani që shënoi historinë e kombëtares
1 Janar, 17:10
-
Peshëngritësi Ertjan Kofsha shpallet kampion në Katar, vendos rekord personal
30 Dhjetor 2024, 11:58
-
Kreshnik Spahiu në REPORT TV: Personazh i vitit janë ‘Tifozat Kuqezi’! Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër më 11 Maj! PD e PS duhet të ishin të jashtëligjshme
29 Dhjetor 2024, 18:51
-
Ministri Hasani përfundon vizitën në Doha: Diskutuam mbi çështjet globale, forcojmë marrëdhëniet Shqipëri-Katar
9 Dhjetor 2024, 14:50
-
VIDEO/ Klas i pastër, Ronaldinho i shënon supergol Real Madridit në El Clasicon e legjendave
29 Nëntor 2024, 10:08
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo ‘si vera’, shënon dy gola në Champions League me Al Nassr
26 Nëntor 2024, 12:02
-
Gaza/ Katari tërhiqet si ndërmjetësues në negociatat për armëpushim: Selia e Hamasit në Doha nuk ka arsye të ekzistojë! Grupi palestinez: Asnjë kërkesë për largim nga vendi
9 Nëntor 2024, 08:50
-
Raporti teknik i UEFA-s për Euro 2024, nga goli rekord i Bajramit te statistikat për çdo ndeshje
27 Shtator 2024, 10:29
-
UEFA pranoi gafën me 'dorën' e Cucurellas, ironizon Toni Kroos: Tani jam unë kampion Evrope?
24 Shtator 2024, 14:27
-
‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani! Mesfushori kuqezi ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë gjatë Euro 2024
20 Shtator 2024, 10:39
-
Lufta në Rripin e Gazës/ SHBA, Egjipti dhe Katari bëjnë përpjekjen për të rinisur negociatat, Izraeli thotë 'Po'! Irani: Kemi raketa të reja të pazbulueshme
9 Gusht 2024, 07:19