SHBA - Çfarë do të ndodhë nesër më 21 dhjetor? Profecitë e lashta duke filluar që nga Nostradamusi apo Majat tregojnë një datë të saktë për atë që shumëkush e quan “dita e fundit të botës”.
Pikërisht këto ditë në opinionin publik po qarkullojnë informacione të shumta se më 21 dhjetor bota përfundimisht do të përmbyset. Ndërkohë për këto dyshime agjencia përgjegjëse për programe hapësinore publike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NASA ka deklaruar se shkencëtarët nuk parashikojnë ndonjë rrezik lidhur me këtë datë që po mundon përditë e më shumë njerëzimin.
Një shkencëtar i NASA-s David Morrison tha se Kalendari Maja ka shumë karakteristika të ngjashme me tonat, ka javë dhe muaj që përsëriten, por ndërkohë që kalendari ynë ka vitet që nuk përsëriten dhe të cilët shkojnë drejt pafundësisë, ndërsa vitet në ciklin maja përfundojnë pikërisht në 21 dhjetor të vitit 2012.
Gjithashtu shkencëtari u përgjigj edhe pyetjes nëse planeti i quajtur Eris do t’i vërsulet Tokës. Ai shpjegoi se planeti i vogël i ngjashëm me Plutonin, i cili do të vazhdojë të qëndrojë jashtë sistemit diellor nuk përbën rrezik pasi maksimumi i afrimit me Tokën mund të jetë rreth 4 miliardë milje.
Gjatë dekadave të fundit në botë janë shkruar libra dhe prodhuar filma me tema të ndryshme shkencore, fetare dhe politike.
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com