Rritja e rasteve COVID/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: S'ka rikthim masash! Emergjente e dozës së tretë të vaksinës, rekomandohet maska në ambiente të mbyllura

TIRANË- Ndonëse vendi ynë ka regjistruar një rritje të rasteve të reja me COVID-19, nuk është parë e arsyeshme nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve për të rikthyer masat. Zv.ministrja e Shëndetësisë, njëherazi dhe kryetare e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se e vetmja masë që duhet marrë tani është vaksinimi. 

Ekspertët e kanë cilësuar si emergjence vaksinimin me dozën e tretë të të moshuarve dhe atyre që vuajnë nga format e rënda të sëmundjes. Ato rekomandojnë gjithashtu edhe vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, më specifikisht nga të sëmurët kronikë.

“Me këto shifra nuk është rasti për të propozuar masë tjetër përveç vaksinimit, të pavaksinuarit na rrezikojnë dhe ne”, tha Rakacolli.

“Popullata shqiptarë duhet të vaksinohet me dozë të 3 dhe të 4. COVID ka treguar se nuk ka një sezonalitet dhe është i pranishëm gjatë të gjitha muajve të vitit', tha Tomini.

 

Duke folur për situatën epidemiologjike, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik,  Eugena Tomini, tha se ka një rritje të rasteve për periudhën 2 javore, me një shtrirje të rasteve aktive në 90% të bashkive.

“Përsa i përket bashkive, kemi raste active në rreth 90% të tyre. Dhe për rrjedhojë, aktualisht popullata shqiptare duhet të ndërgjegjësohet me faktin e përvijimit të vaksinimit me dozë të tretë dhe të katërt, për të patur një mbulesë vaksinale jo vetëm të mirë por edhe një rritje të imunitetit përkundrejt kontakteve të ngushta që mund të kemi tashmë gjatë verës. COVID ka treguar që nuk ka një sezonalitet apo është i pranishëm gjatë gjithë muajve të vitit”, tha Tomini.

Përqindja e vaksinimit në popullatën mbi 12 vjeç është 51.3% me një dozë dhe me dy doza, vaksinimi i plotë primar është 48.7%. Ndërsa përqindja e vaksinimit te të rriturit është 60.8 % me vetëm me një doze dhe 57% me dy doza. 

Ditën e djeshme në bilancin ditor, shifrat me COVID ishin shqetësuese, ku u regjistruan 974 raste të reja dhe 2 viktima, shifra më e lartë e arritur prej javësh në vendin tonë. Referuar bilancit ditor të bërë nga Ministria e Shëndetësisë, përveç Tiranës, përhapja e rasteve të reja përkonte në zonat bregdetare, më së shumti në Vlorë për t’u ndjekur nga Shkodra e Durrësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
Çomo: Të shtruar në spitale mbi moshat 60 vjeç!

 

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, ka bërë me dije se si paraqitet situata në spitalin COVID-3.

“Janë persona të pavaksinuar, me vaksinë të lënë në mes dhe kryesish ato që kanë bërë vaksinimin e hershëm, bërja e dozës së tretë është e domosdoshme, grupmoshat më të prekura janë mbi 62% është mbi 60-70, ka masur edhe një 20-vjeçare”, tha Çomo.

Ora 11:13
Tomini: Prej 2 javësh kemi një rritje të rasteve të COVID, vaksinohuni me dozën e 3 dhe të 4

 

Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP-së, gjatë një deklarate për mediat tha se janë rritur rastet e reja me COVID.

'Prej dy javësh ka një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive. Ky trend po pasqyrohet me rritjen e përqindjes së pozitivitetit dhe të shtrimit të pacientëve. Ka pësuar rritje nga gatit 4-5 muajt pararendëse. Për sa i përket bashkive në 90% kemi raste aktive dhe aktualisht popullata shqiptarë duhet të vaksinohet me dozë të 3 dhe të 4. COVID ka treguar se nuk ka një sezonalitet dhe është i pranishëm gjatë të gjitha muajve të vitit.'- tha Tomini.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria përcakton ecurinë e Italisë në Euro 2024, të kaltrit s'mund të gabojnë! Spalleti: Shqiptarët na njohin mirë, protagonistë të një ëndrre

Shqipëria përcakton ecurinë e Italisë në Euro 2024, të kaltrit s'mund të gabojnë! Spalleti: Shqiptarët na njohin mirë, protagonistë të një ëndrre