Për Rudin Bektashin, aktiviteti fizik nuk është vetëm një mënyrë për të qëndruar i shëndetshëm. 54-vjeçari po përgatitet për të pamundurën, një garë madhështore kundër vrapuesve më të mirë të botës në SHBA.
Ndonëse eventi i shumëpritur është në mars, stërvitja ka nisur më herët. Çdo ditë del tek Liqeni Artificial i Tiranës ku përveç vrapit me atletë të tjerë veteranë, nuk mungojnë ushtrimet për të përmirësuar performancën në garë.
“Unë kam mbaruar shkollën e lartë në degën Matematikë. Më tej kam mbaruar shkollën për IT. Jam përfshirë në mësuesi, por kam ndërthurur sportin me zanatin e teknologjisë dhe informacionit.
Në organizimin e shoqatës së atletëve veteran jam futur që në vitin 2019 ku isha sekretar i përgjithshëm, pastaj u zgjodha president. Kam marrë 2 herë titullin kampion Ballkani në garën 100 metra me pengesa dhe 400 metra me pengesa.
Tani jam duke u stërvitur për Kampionatin Botëror të Atletikës për atletët master që do bëhet në SHBA në mars. Gara është 60 metra me pengesa, duket sakrificë e madhe pasi rekordi është 12 sekonda”, tregon Rudini për emisionin “Një nga ne”.
Përkushtimi ndaj sportit ka bërë që ekipi të fitojë medalje dhe kupa në gara brenda dhe jashtë vendit. Ndër të tjera atleti thekson rëndësinë e aktivitetit fizik.
“Të numërosh medaljet që kemi marrë është pothuajse e pamundur sepse në çdo kampionat, të paktën Ballkanik, janë mbi 30 medalje ari, argjendi dhe bronzi.
Po të merresh me sport, i ke dhënë shëndetit një forcë të madhe dhe nuk do ketë më spitale. Duke investuar në sport, zëre se ke investuar në spitale”, shprehet Rudini.
Emisioni “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë ora 20:00, në ekranin e Report Tv.
SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.9%
-
Pak
20.2%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 1012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E para që guxoi me muralet, Fabjola Bramo rrëfen sfidat në 'Një nga Ne': Punë e vështirë për vajzat, me orë të zgjatura mbi shkallë
19 Mars, 20:23
-
Një nga ne/ Jeta plot vuajtje e Kostandin Qoses: Lashë gërnetën se më vdiq djali, pensioni nuk del, punoj kovaç në Tregan
5 Mars, 20:28
-
Një nga Ne/ Këpucaria drejt zhdukjes, mjeshtri nga Elbasani e thotë troç: Rinia do ta nxjerrë lekun duke ndenjur këmbëkryq
26 Shkurt, 21:42
-
Një nga ne/ La Greqinë për Mësiçkën, Dhimo Kaso i futet blegtorisë: Po vjen drejt tkurrjes, ka shumë shpenzime!
12 Shkurt, 20:03
-
'Një nga ne'/ Mes akullit dhe jogës, Dorian Zazo zbulon rutinën e pazakontë: Shëron trupin dhe mendjen!
5 Shkurt, 20:36
-
NJË NGA NE/ 30 vite piktor, Hysni Loka rrëfen sfidat: Vështirë të kesh të ardhura, por nuk e ndaloj punën
29 Janar, 21:09
-
10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding
22 Janar, 21:47
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
NJË NGA NE/ Vlonjati i verbër që mban familjen me punën si DJ: Nëse ngulmojmë, jemi më të aftë se një person normal!
8 Janar, 21:46
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor 2024, 20:04
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Bën 3 punë në ditë, historia e Edjola Mavriqit në ‘Një nga ne’: Më gjykojnë se zgjodha zanat burrash! Nuk dorëzohem
4 Dhjetor 2024, 21:15