"Do sulmonin Papën", 4 në pranga mes tyre 3 kosovarë e 1 maqedonas
Operacioni i policisë së Breshias në bsahkëpunim me atë të Kosovës, ka shpërbërë një celulë terroriste, ndërsa në pranga janë vënë 4 persona, 3 kosovarë dhe një shtetas maqedonas. "Truri" i grupit terrorist Samet Imishiti është arrestuar në Kosovë i akuzuar për lidhjet e tij me ISIS, ndërsa 3 të tjerët në Itali. 4 të arrestuarit bënin propagandë në rrjetet sociale, ku kërcënonin se " Papa do të jetë i fundit". FOTO
mes tyre 3 kosovarë e 1 maqedonas&via=shqiptarjacom
&url=https://shqiptarja.com/index.php/lajm/do-sulmonin-papen-4-ne-pranga-br-mes-tyre-3-kosovare-e-1-maqedonas" target="_blank" class="twitter-share-button" data-size="small">
Tweet
“Mos harroni se nuk do të ketë më Papë, ky do të jetë i fundit”. Kështu shkruanin në rrjetet sociale 4 personat e arrestuar këtë të martë nga policia e Breshas në Itali në bashkëpunim me atë të Kosovës, mes të cilëve 3 kosovarë dhe një maqedonas.
Sipas medias italiane të arrestuarit akuzohen si përgjegjës për “apologji të terrorizmit” dhe “nxitje të urrejtjes racore”. Autoritetet italiane thanë se dy nga të arrestuarit do të dëbohen nga Italia për motiv të terrorizmit ndërkombëtar, i arrestuari i tretë do të jetë nën mbikëqyrjen speciale të policisë po për terrorizëm, ndërsa i katëri, Samet Imishiti që ishte dhe “truri” i grupit terrorist është arrestuar në Kosovë. Gjatë kontrollit në banesën e Imishitit , janë sekuestruar 2 armë zjarri, një pistoletë e kalibrit 7, prodhim sllav dhe një karabinë ruse.
Samet Imishti i arrestuar në Han të Elezit në Kosovë
Operacioni anti-terrorist i koduar “Van Damme” kishte marrë spunto, nga një mesazh i grupit terrorist në Facebook, që shoqërohej me imazhe monstruoze me mbishkrimin”Nuk jemi as Rambo e as Van Damme, por bëjmë gjëra të vërteta”.
“Edhe ne bëjmë gjëra të vërteta” është shprehur në konferencën për shtyp të mbajtur në prokurorinë e Breshias pak orë pas finalizimit të operacionit, drejtuesi Digos Giovanni De Stavola.
Imishiti, po shtu kishte kërcënuar më herët në Facebook edhe ish-ambasadoren e SHBA-së në Kosovë Tracy Ann Jacobson. “ Çifuja amerikane thotë që që qeveria e re do të luftojë korrupsionin... unë them që për sa kohë ato janë në Kosovë, nuk do të ketë drejtësi. Kjo jobesimtare meriton dënimin e Sheriatit”, shkruante Imishiti i cili për shumë vite kishte jetuar në Chiari, një province Breshias, ku punonte si murator.
“Në apartamentin e tij, ku tashmë banonte i vëllai i tij Ismail Imishiti, edhe ai i ndaluar gjatë të njëjtit operacion, janë gjetur materiale propagandistike dhe softëare që shërbenin për t’u lidhur me të tjerë të rekrutuar,” ka shpjeguar kryeprokurori Tommaso Buonanno gjatë konferencës për shtyp.
I arrestuari i tretë është një tjetër qytetarë me origjinë nga Kosova, i arrestuar në provincën e Savonës. Ndërsa mbikëqyrje speciale është dhënë ndaj shtetasit maqedonas, rezident në provincën e Vincenzes.