TIRANE- Një 21-vjeçar ka përdorur “Facebook”-un e të dashurës së tij me inicialet E.Sh, për të futur në kurth shtetasin F. C, të cilin më pas e ka marrë peng brenda në makinën e tij. I riu A. Disha duke përdorur facebookun e të dashurës së tij, ka arritur që të dërgojë me makinë në zonën e kthesës së “Kamzës”, ku pikërisht në këtë moment brenda në makinë, ka hyrë A. Disha, i cili i ka nxjerrë një thikë duke i pohuar se: “…kemi punë bashkë pasi më ke ngacmuar në Facebook motrën…”.
I dëmtuari është trembur akoma dhe më tepër kur ka vënë re se i riu ishte i pajisur me thikë. Pavarësisht kësaj, F. C ka vijuar rrugën deri në zonën e “Zogut të zi”, ku pikërisht në këtë vend ka kërkuar ndihmën e një patrulle policie, e cila ka bërë më pas arrestimin e 21-vjeçarit A. Disha. Pak ditë më parë gjykata e Tiranës e deklaroi fajtor Dishën, duke e dënuar atë me 6 muaj burg për “Kanosje” dhe “Heqje të padrejtë të lirisë”.
/Shqiptarja.com