‘Do të luajmë ndaj një skuadre të fortë’, trajneri i Lazio-s: Interi i Conte-s është për kampionat

‘Do të luajmë ndaj një skuadre të fortë’, trajneri i Lazio-s: Interi i Conte-s është për kampionat

Inter do të luajë të mërkurë një ndeshje të vështirë në kampionat kundër Lazio-s, që është një kundërshtar i cili i ka hapur gjithmonë probleme zikaltërve. Gjithsesi ekipi i drejtuar nga Conte shpreson të vijojë serinë e fitoreve, pasi aktualisht udhëheq kampionatin me pikë të plota pas katër ndeshjes. Në prag të sfidës trajneri i Lazio-s, Simone Inzaghi, ka folur për disa tema, por fillimisht është ndalur të ndeshja:

“Do të jetë një ndeshje e bukur kundër një skuadre të fortë. Dua kurajo dhe shumë personalitet. Duhet të qëndrojmë së bashku dhe të punojmë për njëri-tjetrin, pasi edhe periudha për të përgatitur ndeshjen ka qenë e shkurtër. Do të ndeshemi me një skuadër që ka pritshmëri dhe trajner të madh.”

Për Conte-n dhe Maurizio Sarri-n

“Rikthimi i Conte-s dhe i Sarri-t është i rëndësishëm. E respektoj Conte-n si trajner, pasi ka filluar gjithçka nga zero dhe tani është në majë. Jemi takuar shpesh jashtë fushe, luajmë me të njëjtin model dhe kemi folur shumë për futbollin. Ky Inter mund të luftojë për fitimin e kampionatit.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm