TIRANË - Ndërtimet pa kriter ndër vite mbi kolektorët e ujit, kryesisht në zonat periferike të Tiranës, do të shemben. Sipas Elisa Spiropalit, këshilltares së majtë në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, do të vlerësohet e gjithë situata për të vijuar fillimisht me prishjen e atyre ndërtimeve që shkaktojnë dëm më të madh për njerëzit dhe pronën. E ftuar në studion e Report Tv, këshilltarja e majtë nuk përjashtoi mundësinë që të shemben edhe pallate nëse ata cënojnë jetesën normale të pjesës tjetër të banorëve pranë tyre në raste të motit të keq. Përgjegjësinë për këtë situatë kaotike, zonja Spiropali nuk e gjen tek personat që i kanë ndërtuar bizneset dhe shtëpitë e tyre mbi kolektorë, por tek ish-kryebashkiaku Lulzim Basha i cili qeverisi Tiranën për 4 vjet.
"Bashkia e Tiranës ka evidentuar të gjitha zonat ku ka probleme të tilla dhe nuk janë të pakta zonat ku është ndërtuar mbi kolektor, kryesisht zona periferike. Bashkia është zotuar dhe do shqyrtohet edhe në këshill buxheti, që jo në çdo reshje shiu të kemi përmbytje të qytetit të Tiranës. Një prej tyre është prishja e ndërtimeve pa leje që janë bërë mbi zonat e kolektorëve. Njerëz të papërgjegjshëm kanë dhënë leje në mënyrë të tillë, ne po vuajmë pasojat e një zhvillimi urban në të gjithë Shqipërinë. Kemi një moratorium ndërtimesh, për të ndalur hemorragjinë për të parë ku janë problemet. Bashkia e mëparshme nuk ka marrë asnjë masë, kjo është pasojë e 4 viteve keqqeverisje. Kryebashkiaku Veliaj dje tha do të ketë një vlerësim, aty ku shkaktojnë dëm të madh për njerëzit dhe pronën, do të ketë rishikim të hipotekave, janë të papranueshme. Këta njerëz kanë ndërtuar në një zonë ku prona e tyre është e pambrojtur. Për këtë nuk e kanë fajin ata por informacionet shtetërore që kanë lejuar një gjë të tillë, për shkak të këtyre problemeve nuk mund të penalizohet i gjithë qyteti. Bashkia e Kamzës, Paskuqani - pamjet janë të tmerrshme, njerëz që kanë ngritur shtëpi dhe biznese në një zonë të tillë dhe i shohin tani të përmbyten", - u shpreh Spiropali.
Ajo theksoi se dje Bashkia e përballoi situatën e përmbytjeve me fonde emergjence që ka ngritur nga bizneset e kryeqytetit, por shtoi se në buxhetin e vitit 2016 i cili do të nisë të diskutohet në Këshill, do t'i kushtohet vëmëndje maksimale investimeve në mënyrë që vitin e ardhshëm të mos ketë më përmbytje në Tiranë,
"Situata e emergjencës ka kaluar, por pamjet që pamë dje nuk kënaqin askënd. Bashkia ka operuar në kushte emergjence me fonde emergjence që ka ngritur nga bizneset e kryeqytetit. Do kemi një zgjidhje permanente që të mos kemi më përmbytje vitin e ardhshëm. Deri më sot janë bërë arnime të pjesshme për të rregulluar situatën, tani ka nevojë për studime të mençura dhe zgjidhje më efikase", - tha këshilltarja e majtë në Bashkinë e Tiranës.
Sa i përket përmbytjes së autostradës Tiranë-Durrës, zonja Spiropali tha se duhet bërë një analizë e thellë dhe më tej të alokohet buxheti.
Këshilltarja e majtë solli edhe një përvojë personale në vitin 2009 në zonën e Bregut të Lumit, përmes së cilës ngriti nevojën për zhvendosjen e barakave në atë zonë dhe gjendjen e një vendbanimi të përhershëm për komunitetin rom.
"Në 2009 isha kandidate në një zonë pranë bregut të lumit, në njësinë 8 dhe përmbyteshin. takova një familje rome kishte një vajzë të vogël, që e kishte për rastësi të fatit ose për të më prekur edhe më shumë, emrin Elisa dhe ja kishin blerë libra një kishë që ishte pranë. Kishte dalë lumi i kishte marrë librat dhe vajza nuk mund të shkonte në shkollë, kishte rënë në gjendje depresive dhe nuk fliste më. Çdo barakë ka historinë e tyre, nuk mund të jetohet aty, i duhet gjetur një vend i përhershëm për të jetuar", - tha Spiropali.
Prençi: Ndërtimet pa kriter dhe plehrat në lumë të pafalshme, duhen ndëshkime
Ndërkohë, kreu i Shtabit të Emergjencave Civile Shemsi Prençi tha në një lidhje telefonike për Report TV se në Tiranë situata është nën kontroll.
Njëjtë si kryebashkiaku Veliaj, edhe Prençi theksoi se ndërtimet pa kriter mbi kanalet kulluese, mbeturinat e bizneseve në afërsi të Lumit të Tiranës u bënë shkak për përmbytjen në disa zona të kryeqytetit.
“Ka disa ndërtime që bëjnë të ketë ujë në vend dhe gjithmonë aty ka përmbytje. Nuk është situatë jashtë kontrollit. Sot që në orët e para të mëngjesit kam qenë në Bregun e Lumit. Në të dy argjinaturat e bregut të lumit ka plehra dhe bizneset i hedhin të gjitha aty, kjo është e pafalshme. INUV, Drejtoria e Mbetjeve Urbane duhet të ndëshkojnë me masa të rrepta të gjithë shkelësit sepse të gjitha plehrat shkaktojnë ndotje të lumit të Tiranës, është konstatuar me qindra metër kub mbetje”, - u shpreh Prençi.
UKT: Ja zonat që kanë probleme me energjinë, por punojmë për rregullimin
Pavarësisht se situata e përmbytjeve në Tiranë u kalua dhe tashmë gjithçka është nën kontroll, në disa zona të kryeqytetit ka probleme me furnizimin me ujë, por edhe në këtë rast Ujësjellës Kanalizimet Tiranë janë duke punuar për kthimin në normalitet të situatës.
"UKT njofton të gjithë qytetarët e Tiranës se si pasojë e kushteve të rënda atmosferike të ditës së djeshme ka turbulencë në Liqenin e Bovillës, për këtë arsye impianti i Bovillës ka mungesë të furnizimit me ujë", - thuhet në njoftimin e UKT-së.
Zonat të cilat nuk furnizohen momentalisht me ujë të pijshëm janë:
Kinostudio
Zona e Xhamllikut
Allias
Pazari i Ri
5 Maji
Laprakë
Rr. e Kavajës
Rr. e Durrësit
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

OSHEE: Po punohet janë 34 fidra me defekt, hidrovoret në punë
kolektorë në periferi të Tiranës"">