Ajo është një nga modelet më të famshme shqiptare që ka qenë në faqen kryesore të shumë kopertinave të revistave botërore. Emina Cunmulaj është e martuar me një prej biznesmenëve më të fuqishëm në SHBA dhe bën një jetë mjaft aktive. Nëna e dy vajzave të vogla ndan shpesh çastet e përditshmërisë me fansat, por këtë herë, disa reagime negative ndaj vogëlusheve e kanë acaruar modelen aq sa po mendon të mbyllë edhe Instagramin.
“Unë jam e çmendur dhe shumë mbrojtëse kur vjen puna tek komentet për fëmijët e mi. Ti fshihesh pas një profili fals dhe shkruan për vajzat e mia dhe mendon se ke të drejtë të thuash diçka të keqe për to, për të vërtetuar se je një njeri i mirë. Nëse do e dija si dukesh, do të ta nxija jetën para 1 milionë njerëzve. Nuk më intereson sa i madh apo i vogël je. Më vjen keq për jetën tënde patetike, të shkretë, kushdo që të jesh të uroj të kesh një jetë patetike dhe të trishtë sepse kjo është ajo që do të marrësh. Por thellë brenda vetes edhe pse e di që ndihem kështu, është një tjetër anë e imja që ndihet keq për ty” ka thënë modelja në postimin e saj në Instastory.