'Do të të masakrojmë!', serbët kërcënojnë këngëtaren shqiptare për klipin në kishën e Kosovës
Albana Azizi gjatë videoklipit
Këngëtarja shqiptare që jeton në Zvicër, Albana Azizi ka irrituar publikun dhe mediat serbe me videoklipin e saj të xhiruar në kishën e Shën Nikollës në Novobërdë të Kosovës.
Serbët e kanë përshkruar veshjen e këngëtares shumë provokuese, duke poshtëruar shenjtërinë e kishës ortodokse serbe.
Mediat serbe pretendojnë se Azizi e kishte bërë klipin pa lejen e Kishës Ortodokse Serbe duke përmendur faktin që Novobërda përbëhet nga shumica serbe.
Madje ata kanë sulmuar edhe RTK-në që e kishte transmetuar videon e këngëtares me titull "Sa mirë ta bona".
Një gjë të ngjashme e kishte bërë sipas tyre edhe Era Istrefi, me videoklipin në kishën ortodokse në Kampusin Universitar të Prishtinës.
Një e afërme e Albanës ka thënë se komentet në YouTube tek kënga janë fshirë pasi ajo ishte kërcënuar se do të masakrohej nga serbët për veprimin e saj.
Kisha e Shën Nikollës në Novobërdë të Kosovës ka nxitur debat mes serbëve dhe kosovarëve pasi në datën 1 gusht, Ditën e Diasporës Shqiptare, Peshkopi Katolik Romak i Kosovës Dode Gjergji, Ipeshkvi në pension i Bar Zef Gashi me klerin e tyre dhe një grup besimtarësh shërbyen një meshë në mbetjet e këtij tempulli ortodoks.
Nga ana tjetër, historia dhe krishterimi serb e konsideron një kishë ortodokse serbe dhe kishën katedrale për peshkopët ortodoksë serbë të Novo Brdo dhe Gracanica.
Kisha Ortodokse Serbe dhe Eparkia e Rashkë-Prizrenit reaguan në atë kohë, duke shprehur zhgënjimin e thellë për abuzimin dhe provokimin e shqiptarëve.
Përgjigja nga Vatikanit mbërriti në Beograd, por nuk është bërë akoma e njohur për publikun.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4439
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kultivonin kanabis në Spanjë, policia spanjolle shkatërron grupin e përbërë nga shqiptarë, serbë dhe spanjollë
28 Dhjetor 2023, 15:09
-
Kishat në Bethlehem anulojnë ceremonitë festive të Krishtlindjes në shenjë proteste për luftën në Gazë
16 Nëntor 2023, 15:36
-
SPECIALE/ Fshati mysliman në Maqellarë që kujdeset për pesë Kishat Bizantine
9 Tetor 2023, 10:13
-
Blasfemi kundër Islamit, digjen 4 kisha dhe disa banesa në Pakistan! Mbi 100 persona janë ndaluar nga policia
17 Gusht 2023, 11:46
-
Ndaleni Dodikun
6 Korrik 2023, 09:38
-
Bosnja dënon pesë serbë për krime të kryera gjatë luftës
8 Qershor 2023, 16:54
-
Kisha e Shën Gjergjit në Berat monument i harruar, prifti ortodoks: Jemi duke analizuar sesi ta kthejmë në një godinë të dobishme për komunitetin
23 Prill 2023, 15:56
-
‘Fëmijët shqiptarë vrapuan pas kolonave të ushtarëve serbë, duke kënduar: S’jemi serbë, as bullgarë, jemi trima shqiptarë…’/ Libri i ri i studiuesit Bashkim Trenova
10 Shkurt 2023, 07:48
-
SHBA lëshon një tjetër paralajmërim për sulme të mundshme terroriste në Turqi pas djegies së Kuranit
31 Janar 2023, 16:28
-
Prej vitesh të mbyllura prej amortizimit! 3 kisha të rrënuara në Voskopojë pritet të restaurohen në mars
28 Janar 2023, 16:23
-
"Kisha e Shën Sotirit’ në Korçë, sërish pre e vjedhjes (VIDEO)
15 Nëntor 2022, 10:32
-
‘Kishat e Shqipërisë’, studimi që shtrihet në 12 shekuj, Aleksandër Meksi për objektet në rrezik: Instituti i Monumenteve të ristrukturohet
5 Korrik 2022, 18:58