'Do t'i vesh me të zeza motrat'! Rrëfimi i gruas së Kujtim Gjuzit: Merrte djalin kur takonte kriminelë, ata do më vrisnin nëse s'tërhiqesha nga divorci

'Do t'i vesh me të zeza motrat'! Rrëfimi i gruas së Kujtim Gjuzit: Merrte djalin kur takonte kriminelë, ata do më vrisnin nëse s'tërhiqesha nga divorci

TIRANË - Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së deputetit Kujtim Gjuzi, e cila tregon me detaje konfliktin që ka lindur mes saj dhe bashkëshortit deputet.

M.Gj, tregon se e ka mbajtur për shumë vite burrin në shtëpinë e saj dhe tashmë situata ka dalë jashtë kontrollit, duke pohuar se burri i saj, deputeti Kujtim Gjuzi, shoqërohet me njerëz kontigjentë kriminalë, me anën e të cilëve i bën presion psikologjik të vazhdueshëm.

Në muajin Shkurt 2020 M.K. ka depozituar një kërkesë padi në gjykatën e Tiranës, ku ka kërkuar zgjidhjen e martesës me deputetin Kujtim Gjuzi, për shkak se bashkëjetesa midis tyre është e pamundur, kryesisht prej dhunës psikologjike dhe verbale të vazhdueshme të të Kujtim Gjuzit në drejtim të saj dhe fëmijës se tyre.

M.K tregon se procesi për zgjidhjen e martesës ka ndikuar  në gjendjen psikologjike tek fëmija i mitur H.Gj, pasi "Gjuzi ka bërë kërcënime të vazhdueshme drejtuar fëmijës së tyre, me qëllim që fëmija të transmetojë kërcënimet e tij te unë". Kërcënimet vijnë në forma të ndryshme me qëllim për të pushuar gjykimin për zgjidhjen e martesës.

Sipas M.K, djali i mitur është gjendur në takime të vazhdueshme me njerëz kontigjentë të krimit dhe babait të tij, ku tema e bisedës së tyre sipas saj ka qenë eliminimi i familjarëve të M.K dhe asaj personalisht, nëse nuk do të tërhiqej nga zgjidhja e martesës.

Gruaja e deputetit Kujtim Gjuzi thotë në gjykatë se djali i saj, pas takimeve të babait ka shkuar në shtëpi i tronditur, duke qarë dhe duke i  kërkuar ndihmë nënës, pasi babai i tij e ka marrë nga banesa ku jeton me nënën dhe kanë udhëtuar tej normave të lejuara, drejt Shkodrës, pa dijeninë e saj.

Më tej në rrëfimin e saj gruaja e Kujtim Gjuzit tregon se deputeti e ka kërcënuar duke i thënë se "do të vesh me të zeza të gjithë motrat e tua”.

Kujtim Gjuzi, jetonte në banesën ne pronësi të M.K të blerë prej saj para martese në vitin 2002, duke i kërkuar vazhdimisht asaj indirekt që të tërhiqet nga padia për zgjidhje martese.

“Në pamundësi për të jetuar në banesën e saj dhe në kushtet e kërcënimit nga bashkëshorti i saj, nëpërmjet mediave deri në nëpërkëmbjen e integritetit të saj, kërkoi mbrojtje për vete dhe për djalin nga dhuna psikologjike verbale dhe veprimet arbitrare të palës së paditur,i  cili i ka zaptuar banesën”,- thotë në rrëfimin e saj gruaja e deputetit Gjuzi.

Ndërsa vetë Kujtim Gjuzi, në rrëfimin e tij në gjykatë është shprehur se asnjë nga pretendimet e bashkëshortes së tij nuk qëndron, pasi gjithmonë ka qenë një bashkëshort dhe baba i përkushtuar. Gjithashtu, deputeti Gjuzi ka treguar në gjykatë se nuk ishte dakord edhe me relacionin e përgatitur nga psikologja, ku ka pasqyruar te gjitha deklarimet e fëmijës së tij, me pretendimin se djali është i mësuar nga nëna e tij.

Gjuzi i tha gjyqtares se ekziston mundësia e normalizimit të marrëdhënieve bashkëshortore, duke kërkuar nga gruaja e tij që të heqë dorë nga padia për zgjidhjen e martesës.

Deputeti Kujtim Gjuzi pohoi se gruan e ka ndihmuar në ecurinë e biznesit të ngritur prej saj.

Pak ditë më parë “Shqiptarja.com” botoi urdhrin e mbrojtjes të dhënë nga gjykata e kryeqytetit, ku detyronte deputetin Kujtim Gjuzi, të dilte nga shtëpia dhe të qëndronte 200 metra larg banesës dhe bashkëshortes e djalit të tij.

Një tjetër pikë e vendimit është dhe një urdhëresë që i lëshohet komisariatit nr. 1 në Tiranë, të cilës sipas vendimit të gjykatës duhet të shoqërojnë deputetin Kujtim Gjuzi për të tërhequr sendet personale nga apartament në pronësi të gruas. Mësohet se ky vendim tashmë është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, dhe deputetit Kujtim Gjuzi, nuk i mbetet gjë tjetër veçse nën shoqërinë e efektivave të policisë të tërheqë sendet personale nga shtëpia dhe të largohet nga banesa e bashkëshortes së tij.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlsktrpt: 11/03/2020 21:57

    Kur të bën presion edhe ky i lodhuri

    Përgjigju
  • Nje grua: 08/03/2020 22:30

    Qeveria te krijoj fond te vecante per kurimin e ketij soji burrash pasi jane vertet problematik per partneret dhe per femijet e tyre.

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/03/2020 07:51

    Menjehere shteti të mbroje gruan dhe femijen dhe kryesisht femija të mbaje mbiemrin e nënës!

    Përgjigju
  • Ema: 07/03/2020 17:07

    Fshati qe duket zdo kallauz kta po hedhin topin sa ne nje port ne tjetren dhe populli spektator i hipnotizuar . Tunduni popull shkunduni.

    Përgjigju
  • Trump: 07/03/2020 14:07

    Pse nuk arrestohet ky per keto deklarata? Ku eshte SPAKU?

    Përgjigju
  • Ehhh: 07/03/2020 13:47

    Ketij i duket vetja i rendesishem qekur u be deputet

    Përgjigju
    • Berat Çelepias: 07/03/2020 14:18

      Ky do behet kryeminister. Keshtu e filloi ky i sotmi.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli