Ky 8 mars e gjen jo vetëm gruan, por edhe familjen shqiptare më të pafuqishme e të përçarë se kurrë më parë”, thotë sociologu Gëzim Tushi. Në një aktivitet dedikuar gruas, ai sugjeroi protesta në vend të festës.
“Unë gjykoj se një nga problemet e mëdha që ka sot shoqëria shqiptare është dobësimi i familjes. Pjesa më e madhe e dhunës mbi gratë, mbi vajzat, mbi fëmijët dhe të moshuarit ushtrohet në familje. Pra shëndeti i familjes është dobësuar. Në kohët vitet e fundit ku kemi pasur krime makabre vrasje të vajzave dhe grave me shumicë, do ishte më e nevojshme që në vend të këtyre takimeve nëpër klube e lokale për të festuar do ishte mirë të protestohej, sepse kam përshtypjen që politika shqiptare me këtë çështje merret në mënyrë periferike dhe data të caktuara”, tha sociologu Gëzim Tushi.
Edhe për Fatma Karajn, përgjegjëse e Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman Shqiptar, 8 marsi duhet të shërbejë për të kërkuar të drejtat e grave dhe vajzave.
“Ne si shoqëri duhet ta vendosim gruan në pozicionin e saj të duhur ashtu siç Islami e ka vendosur. 8 marsi jo vetëm festë, por të ngrejmë zërin për të drejtat tona, të vajzave dhe grave”, tha Fatma Karaj, përgjegjëse e zyrës së gruas në KMSH.
Prof.Dr. Gjergji Sinani, situatën e vështirë me të cilën po përballet familja shqiptare e lidh me edukimin dhe arsimimin jo vetëm të gruas, por të gjithë shoqërisë.
“Nëse duam të krijojmë një shoqëri demokratike duhet të krijojmë qytetarin. Kjo është detyrë e edukimit, dhe edukimi është një çështje tërësore, ku nuk i përket vetëm gruas, por të gjithëve. Ne kemi harruar të duam njëri-tjetrin. Përse shoqëria jonë është bërë kaq e egër? Sigurisht që ka vetëm një rrugë, dhe kjo është arsimimi dhe solidariteti me tjetrin”.
Raporti i fundit që është publikuar nga INSTAT për dhunën në familje është ai për vitin 2022, ku evidentohen 2003 raste. Nga këto, 1824 raste dhune kanë autorë burrat.
B.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.3%
-
Jo
63%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 524
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, sociologu: Edukata e rrugës po shkatërron personalitetin e fëmijëve tanë
10 Janar, 15:54
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor 2024, 19:40
-
'Parashqevia ka nevojë për mbështetje shpirtërore', Gëzim Tushi: Çdo njeri i famshëm në Shqipëri anatemohet! U shfaqën moralistët më këshilla, llafazanëri sociale
20 Dhjetor 2024, 20:10
-
Historia e Parashqevi Simakut, Sociologu në Report Tv: Nëse këngëtarja do ta dinte se si po komentohet këtu do të terrorizohej dyfish
16 Dhjetor 2024, 14:39
-
Studio Live/ 'Adoleshentët po bëhen hallka më e dobët në shoqërinë shqiptare', Gëzim Tushi: Krimet që kryen kjo moshë po rriten! Mehmeti: Kanë zëvendësuar stilolapsin me thikën
22 Nëntor 2024, 19:55
-
Çelja e negociatave/ Rektorët tryezë në Kuvend: Mos prodhoni ligje korruptive, të gjejmë zgjidhje për degët e mësuesisë! Studentët e huaj po ikin
18 Tetor 2024, 16:59
-
Erdogan nesër në Tiranë, inauguron xhaminë e Namazgjasë! Myftinia e Tiranës: Do e drejtojë imami Gazment Teqja! Mungon Spahiu i KMSH
9 Tetor 2024, 08:35
-
Protestë para KMSH-së kundër shtetit bektashi, Florian Arapi: Baba Mondi, levë në duart e Izraelit! Teqeja e tij sallë pritjeje për ushtarët izraelitë! Tradhtar i kombit
24 Shtator 2024, 18:17
-
Një shtet bektashi në Tiranë? Shoqatat Islame protestë para Komuniteti Mysliman: 'Jo në emrin tim!'
24 Shtator 2024, 18:05
-
Krijimi i shtetit bektashi, KMSH kundër: Jemi të shqetësuar! Nisma të tilla precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit
23 Shtator 2024, 19:14
-
Krimi në Shënavlash/ Sociologu Gëzim Tushi për Report Tv: Të vrasësh babanë e ta hedhësh në pus për para është veprim kafshëror
5 Shtator 2024, 13:53
-
Rritet përdorimi i drogave sintetike në Shqipëri/ Eksperti i sigurisë: Turistët e huaj po sjellin droga të reja! Sociologu: Duhet një strategji për parandalimin
13 Qershor 2024, 16:28