Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ndryshe nga kolegët e saj opozitarë ka zgjedhur rrjetin social “facebook” për të bërë deklaratat politike. Ditën e djeshme ajo akuzoi kryeministrin Rama për shkrirjen e INUK. Por ajo që bie në sy është se përgjatë kësaj vere, pothuajse të gjithë deputetët demokrat kanë bërë deklarata nga selia e PD-së, përjashtuar Dodën.