Dogana, 1250 kontrolle pikave të karburanteve në të gjithë Shqipërinë, 130 me shkelje


TIRANE, 1 Dhjetor/ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi të hënën se pas kontrollit të ushtruar në 1250 pika karburantesh në të gjithë Shqipërinë, janë konstatuar me shkelje 130 prej tyre.
"Gjatë aksionit të zhvilluar në periudhën qershor - dhjetor të këtij viti, janë realizuar 1250 kontrolle ndaj subjekteve që tregtojnë karburante me pakicë, duke realizuar kontrollin e plotë të të gjitha pikave te karburanteve ne Republikën e Shqipërisë.
Nga këto kontrolle, në 130 raste janë konstatuar shkelje nga ana e subjekteve", bëjnë të ditur burimet zyrtare nga doganat.
Këto shkelje, theksojnë burimet, konsistojnë në përzierjen e karburanteve të çertifikuara nga Autoriteti Doganor me produkte të tjerë energjitikë jashtë kontrollit fiskal e cilësor. Në të gjitha rastet, thanë buriemt, janë aplikuar detyrime të munguara në shumën 9,268,432 lekë dhe penalitete në total në masën 152,600,000 lekë.
"Autoritetet Doganore do të kërkojnë marrjen e masave për shlyerjen e detyrimeve të lindura, deri në mbylljen e aktiviteteve të subjekteve që kanë tregtuar karburante duke shmangur detyrimet doganore apo duke dëmtuar konsumatorin me cilësinë e dobët të tyre", u shprehën burimet zyrtare.
Departamenti i Akcizës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ka filluar që prej qershorit të vitit 2014 kontrolle të vazhdueshme ndaj subjekteve që tregtojnë karburant me pakicë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me GFI (Global Fluids International S.A). Kjo, në zbatim të Ligjit nr. 61/2012 "Për akcizat në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar, VKM Nr. 498,datë 30.5.2013 "Për përcaktimin e procedurave të shënjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës", si dhe VKM nr. 200, datë 13.3.2013 "Për miratimin e kontratës së koncesionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve."/a.gjonaj/f.n/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet