Doktoraturat rihapen pas 5 vitesh, Shahini: Më 8 maj zgjedhjet për drejtuesit e rinj të Universiteteve publike (VIDEO)

Me një urdhër të publikuar ditën e sotme, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se me 8 maj të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet e reja për drejtuesit e Universiteteve publike. Në muajin maj skadojnë mandatet e drejtuesve aktual të Univeristeteve ndërsa, ministrja Besa Shahini është shprehur se fushata do të nis që me 9 prill.

Lajmin e ka bërë publik vetë ministrja Shahini gjatë një dalje për mediat në kuadër të Paktit për Universitetin. Po kështu Shahini deklaroi se pas 5 vitesh bllokimi, do të rihapen programet e Doktoraturave dhe të Masterave ekzekutiv. Kriter për këtë është që studentët aplikues duhet të kenë bërë publikime në të paktën 3 intervista shkencore ku njëra prej tyre duhet të jetë e një rëndësie tepër të lartë në botën akademike.

Ndër të tjera Shahini është shprehur ministria e Arsimit ka blerë edhe aksesin e një softueri që kontrollon punimet për të shmangur plagjiaturën. Ministrja tha se fillimisht do të kontrollohen punimet e aplikantëve për doktorant dhe më pas do të transferohet edhe tek studentët.

"60 dita para të publikojnë rregulloret. Më 8 Maj 2020. Këto janë zgjedhjet e dyta. Këto zgjedhje duhet të jenë të drejta dhe jo diskriminuese. Risia është se kam kërkuar, kandidatët për drejtues duhet të jenë me nivel të lartë akademik. Këshillat e etikës duhet të bëjnë kontrollin e marrjes së gradës shkencore, antiplagjiaturë etj. Elementi të jetë i përfshirë në rregullore. Kemi qasje në platformën e antiplagjiaturës edhe në gjuhën shqipe. Në përgatitje të procesit zgjedhor, ne do blejmë qasje më të gjerë që të aplikohet edhe tek studentët. Kjo të bëhet edhe tek pedagogët. Të sigurohet integriteti. " u shpreh Besa Shahini.

"Cikli i tretë i studimeve, kemi mbyll themelimin e programeve të masterave dhe programeve të doktoraturës.  Studentët do të atashohen në program . Qëllimi i ligjit të Arsimit të Lartë është që doktoranti ti kontribuojë shkencës. Studenti duhet të ketë tre artikuj në revista shkencore. Kandidati për doktoraturë duhet të publikojë në revista shkencore. Afatet për aplikimin e doktoraturës është 15 shkurti ndërsa për vitet e tjera duhet të jetë në shtatorin e vitit të përparëm. Aplikimi për 2021 duhet në brenda 15 shkurtit " ka thënë më pas Shahini.

Ministrja Shahini është shprehur se për Programet e studimit do të kryhen online.

"Ndryshimi i udhëzimit për programin e studimit. Aplikimi i fazës së parë do të bëhet elektronikisht. Pas aprovimit fillestar është i shtjelluar. Pastaj universiteti kërkon dokumente  për fazën e dytë. Edhe ky aplikim do të bëhet elektronikisht. Do të bëhet me adresë elektronike. Po përfundojmë dokumentet që i gjithë aplikimi të jetë online.  " tha Shahini.

Shahini ndër të tjera është shprehur se për Universitetin e Tiranës ka patur një mori ankesash të cilat janë bërë edhe kundrejt drejtuesve . Ministrja ka hedhur akuza ndaj Rektorit të UT, Mynyr Konin për të cilin thotë se vazhdon të shkaktojë probleme.

"Kemi marrë ankesa për UT, kanë ardhur edhe nga struktura drejtuese. Situata nuk është përmirësuar. Në nëntor u bë grupi i inspektimit dhe ankesat e UT, vijnë nga mosrespektimi i bazave ligjore dhe mos bashkëpunimi i rektorit. Unë shkarkova Rektorin  por presidenti nuk e pranoi. Rektori vazhdon të shkaktojë probleme. Dhe presidenti në vend të parandalojë këtë vijon të bëjë refuzime. Kam shpresë që zgjedhjet në 2020 të prodhojë udhëheqës në të mirë të UT. Kur ka vullnet politikat ndryshojnë. Arritëm të zbatojmë pikat e Paktit për Univeristetin. Duhet të angazhohen të gjithë. Të zgjedhin udhëheqës më të mirë. " tha Shahini.

"Buxheti nuk do të shkojë tek rindërtimi i përgjithshëm por vetëm në shkolla dhe ambiente mësimore që janë dëmtuar nga tërmeti. Kemi disa shkolla të dëmtuara. Do të punojmë në rindërtimin e tyre. Ministrisë nuk i shkurtohet buxheti. Një pjesë e buxhetit i shkon për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Pra vetëm një pjesë e buxhetit për të adresuar nevojat e studentëve që shkojnë në shkollat pritëse." tha më tej ministrja për sa i përket ndarjes së Buxhetit për vitin 2020.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja