Doktoresha u lutet qytetarëve me lot në sy: Rrini në shtëpi, do ia dalim bashkë! Përlot LIVE gazetaren e Report Tv (VIDEO)

TIRANE-Ka përlotur apeli i mjekes Nevila Gjermeni ndaj shqiptarëve për të qëndruar brenda. Me zërin që i dridhej, mjekja infektologe e shërbimit infektiv në QSUT në një komunikim LIVE në Report Tv, u përlot teksa përmendi kontrastin mes situatës e lodhjes së saj dhe bluzave të bardha në përpjekje pa pushim për të luftuar covid-19 tek pacientët e prekur, dhe rrugëve të mbushura me njerëz pa asnjë masë mbrojtëse e distance, sikur ndodhi një ditë më parë.

"Kur kthehem nga puna dhe shikoj në rrugë njerëz edhe dy bashkë shqetësohem shumë. Mesazhi im është rrini në shtëpi, ndihmoni veten dhe ne, që sakrifica jonë të ketë rendiment. Do ia dalim, thjeshtë durim dhe këmbëngulje. Ju rrini thjeshtë në shtëpi, është përgjegjshmëri personale.

Vetëm kjo është rruga që ndërpresim zinxhirin e infektimit. Nëse nuk bëhet kjo, infektimi shtohet, problemet do të jenë më të mëdha, por ndihma do të jetë e vështirë. Higjiena personale është shumë e rëndësishme gjithashtu" tha mjekja. Kjo lutje e ndjerë nga doktoresha përloti LIVE në studio edhe moderatoren Migena Sotiri e cila nuk mundi të mos prekej nga puna e palodhur 24 në 24 e mjekëve dhe thirrja domethënese e doktoreshë Gjermenit. "Nuk i shmangim dot emocione të tilla që na prekin të gjithëve".

Ndalur te gjendja e pacientëve të prekur, mjekja Nevila Gjermeni deklaroi se katër janë në reanimacion, në gjendje stabël në oksigjen, jo të intubuar. "Simptomat fillojnë si grip, kollë, temperaturë, ethe, të vjedha, diarre, vështirësi në frymëmarrje dhe pneumoni. Këto janë ankesat e pacientëve që janë hospitalizuar. Më e rëndësishme nga gjithcka është vetëizolimi, distancimi nga njëri tjetri" përfundoi mjekja.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nona: 22/03/2020 21:31

    RESPEKTE PER HERONJTE tane te mjekesise ,,,duhet tja degjoje fjalen ky popull debil,e injorant,,,kane ardhur nga shpellat o doktorreshe,,,zor se behen njerez,,eshte nje fjale tironse,,KATUNAR TRU-PARUR SHEHIRLI-QYTETAR NUK BEHESH KURRE...///

    Përgjigju
  • Antoneta Maraj: 22/03/2020 21:21

    Jeni herojet vertet respekt per te gjithe bluza e bardha

    Përgjigju
    • Ndal: 23/03/2020 04:03

      Avash t'i se u gjendën pa dashje në një situatë të vështirë botërore që kërkon impenjim të veçantë dhe nga këta tanët,mos harro që deri dje kërdinë kanë bërë si në spitale dhe në politikë kur kanë futur hundët.

  • Diell: 22/03/2020 20:12

    Respekte per ju doktoresha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave