DokuFest, regjisori Christian Frei
sjell filma për dashurinë në Kosovë

DokuFest, regjisori Christian Frei<br />sjell filma për dashurinë në Kosovë
Regjisori Christian Frei i nominuar për çmimin e Akademisë Amerikane “Oscar”, në DokuFest sivjet ka sjell filmin e tij që flet për dashurinë i titulluar “Sleepless in New York”.

Filmi i tij është cilësuar nga kritika si një portretizim i torturimit nga dashuria pasi që nëpërmjet këtij filmi ai ka arritur të tregoj sesi vuajtja nga dashuria nuk është vetëm një vuajtje e kohës së adoleshencës.

Frei i cili së bashku me Peter Indergan, drejtori i fotografisë i nominuar për çmimin Emmy dhe kinematograf i filmit “Sleepless in New York”, kanë qenë në Kosovë në vitin 1999 kur ka përfunduar lufta tha se është një kënaqësi që rikthehet në qytetin që e kishte vizituar 15 vite më parë.

“Jam shumë i lumtur që rikthehem në qytetin e Prizrenit aty ku tashmë gjithçka ka ndryshuar dhe më e rëndësishmja për karrierën time është se për dallim që para disa viteve bëja filma për luftëra tash bëjë film për dashurinë”, tha Frei. Në konferencë ka qenë i pranishëm edhe anëtari i Human Rights Watch, Fred Abrahams i cili në konferencë foli për kujtimet e tij më Kosovën e para 15 viteve ku ka treguar për vizitën e tij në fshatin Qyshk. “Kam parë sesi në DokuFest sivjet ka tregime të ndryshme prej Sirisë, Libisë e deri tek Kosova. Por mendoj se duhet të ketë sa më shumë tregime që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe mendoj se DokuFest në këtë pikë është festivali më i rëndësishëm. Sa për Qyshkun mendoj se është njëri nga shumë fshatrat e Kosovës që kanë tregime për t’i rrëfyer”, ka thënë Abrahams.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë