Dokumentar mbi fotografin e Holokaustit, Roman Vishniac

Dokumentar mbi fotografin e Holokaustit, Roman Vishniac

Dokumentari i ri "Vishniac" tregon historinë e fotografit hebre të shekullit të 20-të, Roman Vishniac, i cili lindi në Rusi, shpëtoi nga Holokausti dhe punoi si fotograf në Amerikë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Nelson, fotografitë e tij të mirënjohura më vonë ndihmuan në informimin e regjisorëve të filmit "Lista Schindler", i cili rrëfen një histori të shpëtimit të hebrenjve nga Holokausti.

“Më kujtohet se si shumë nga fotot e tij u përpunuan në dhomën e errët. Më kujtohet edhe sa pranë më mbante babai im. Unë e pyesja për njerëzit në foto dhe ai më thoshte: “Këta janë njerëzit tanë”.

Historia e fotografit hebre Roman Vishniac rrëfehet nga vajza e tij Mara Kohn Vishniac. Disa nga mijëra fotografitë që ai realizoi, shfaqen për herë të parë në këtë dokumentar të quajtur thjesht “Vishniac”.

Roman Vishniac lindi në një familje hebreje në Rusinë cariste në vitin 1897. Nga viti 1935 deri në 1938 ai udhëtoi nëpër Evropën Lindore dhe Qendrore duke fotografuar komunitetet hebreje, pa e ditur që së shpejti ato do të zhdukeshin.

Fotografitë e zotit Vishniac u bënë dokumentacioni i fundit i jetës së përditshme në komunitetet hebraike përpara Holokaustit.

Regjisorja Laura Bialis foli me vajzën e fotografit Vishniac, Mara dhe regjistroi historitë e saj përpara se ajo të vdiste në vitin 2018.

“Ai shkoi në të gjitha vendet ku po ndodhin gjëra të ndryshme. Ai ishte në Moskë gjatë revolucionit, më pas iku nga Moska dhe shkoi në Berlin në vitet 1920. Ai ishte në Republikën e Vajmarit gjatë kohës kur nazistët morën pushtetin në Gjermani. Pak më vonë ndodhi “Kristallnacht”, dhe ai ishte në Berlin gjatë kësaj ngjarje. Pastaj ai shkoi në Francë, ku fotografoi njerëzit në ‘Kindertransport’”, thotë ajo.

Dokumentari shpjegon se si fotografi Vishniac përjetoi fillimin e Holokaustit në Evropë dhe arriti të shmangte dërgimin në një kamp përqëndrimi.

Në dhjetor të vitit 1940, ai dhe familja e tij udhëtuan nga Lisbona për në Shtetet e Bashkuara, ku ai dha një kontribut të rëndësishëm në fushën e fotografisë.

Kinematografi polak Janusz Kaminski shumë skena të filmit "Lista Schindler" të regjisorit Steven Spielberg, i filmoi duke u bazuar në fotografitë e zotit Vishniac, sepse ato pasqyronin jetën e përditshme hebreje që ishte e vështirë ta gjeje diku tjetër.

Producentja e dokumentarit dhe motra e regjisorit Steven Spielberg, Nancy Spielberg, thotë se mesazhi është i qartë: nëse njerëzimi nuk mëson nga historia e tij, ne mund të përballemi me një përsëritje të saj.

“Mendoj se fotografitë e zotit Vishniac janë një mesazh për të gjithë. Ne jemi një shoqëri, që duhet të shohim një ngjarje, jo të lexojmë mbi atë. Ne kemi nevojë për prova, të gjithë duan prova! Pra, kjo është provë e përhapjes së pakontrolluar të veprimeve çnjerëzore. Ndoshta kjo do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, ndoshta do të ndihmojë në krijimin e njëfarë tolerance, ndoshta do të rikthejë civilizimin në botën e qytetëruar”, thotë ajo.

Dokumentarët si ky mund të ndryshojnë mendje dhe të ndihmojnë njerëzit në kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme historike, të cilat me kalimin e viteve po bëhen gjithnjë e më të largëta. "Vishniac" do të shfaqet në kinema të caktuara në mbarë Shtetet e Bashkuara gjatë gjithë këtij viti./Voa

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit