TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka cilësuar dokumentarin e Rai3, si një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e 'fake news'. Në një reagim për mediat, Lleshaj shkruan se lufta kundër kanabisit është një bast i fituar për mazhorancën dhe se për këtë ka dokumente dhe shifra zyrtare, të cilat thekson se nuk janë evidentuar në asnjë pjesë të shkrimit, duke shtrembëruar të vërtetën.
Ministri është ndalur të komentojë edhe akuzat e menjëhershme të opozitës, pas publikimit të dokumentarit që mban titullin "Narcotica", duke thënë se konsideron absurde që akuzojnë Policinë e Shtetit për njollat që kanë lënë ata vetë, ndonëse ka vënë theksin se kanabisi është një kapitull i mbyllur për Shqipërinë.
"Një emision i televizionit italian "Rai 3" i pak ditëve më parë i mjaftoi opozitës që, si përherë, të nxitonte për të kërcyer tek konkluzione haluçinante, të cilat meritojnë vërtet keqardhje. Disa histori nga e shkuara si Lazarati, kjo “markë” autentike e PD, apo edhe episode të tjera të shkuara (përzier në njē sallatë televizive sensacionale, pa asnjë vlerë dokumentare, po me synimin e vetëm audiencën e interesuar për show) kanë frymëzuar opozitën e plandosur jashtë-parlamentare. Ajo ka rimarrë vrullin e një shiu vere, për të akuzuar Policinë e Shtetit dhe Qeverinë për njollat që ata vetë i kanë vënë vendit kur ishin ne pushtet. E vërteta është krejt ndryshe nga çka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian. Falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, lufta kundër kanabisit si fenomen, është një luftë e fituar e shtetit shqiptar! Rezultatet në këtë fushë, të konfirmuara nga monitorimi i specializuar i partnerëve italianë, janë kokëforta dhe të mirënjohura. Fenomeni 'Kanabis' është tanimë një histori e tē shkuarës dhe lufta kundër tij një “bast” i fituar i kësaj mazhorance. Të gjitha shifrat provojnë këtë fakt. Fatmirësisht, autoritetet italiane e njohin shumë mirë dhe nga shumë afër, të vërtetën e luftës kundër kanabisit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer policor mes dy vendeve. Ato kanë folur në të gjitha nivelet për këtë dhe unë besoj se do te shprehen edhe pas këtij reportazhi të Rai 3 - një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e 'fake news", shkruan Lleshaj.
Në dokumentarin e medieve italiane me titull "Narcotica" tregohet trafiku i drogës në trekëndëshin Meksike-Kolumbi -Shqipëri me destinacion Italinë dhe Europën.
Ka ardhur koha te LARGOHESH si ish kolegu TAHIRI
PërgjigjuRAI 3 Fake news ??
PërgjigjuBirisha luftoi kanabisin sidomos ne Lazarat nuk nje bime me mbjell
Përgjigju