Dokumentet/ Basha emëroi Flamur Nokën te Enti i Banesave, Muli mori shtëpi për vete si i pastrehë, për vëllezërit, motrën dhe kunatën

Dokumentet/ Basha emëroi Flamur Nokën te Enti i Banesave, Muli mori shtëpi për vete si i pastrehë, për vëllezërit, motrën dhe kunatën

Në vitin 2006, Flamur Noka, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, shkruan se është specializuar si mjek onkolog pranë QSUT.

Në vend që të punonte si mjekt onkolog, çuditërisht, në 31 mars të vitit 2006, Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, emëron Flamur Nokën anëtar të Këshillit Drejtues të Entit Kombëtar të Banesave.

Për herë të parë publikohet urdhëri i emërimit të Nokës në EKB, me firmën e Lulzim Bashës, të cilin Noka e quan 'peng', 'Lul brava' etj.

Në 30 shtator 2009, Sokol Olldashi, në atë kohë ministër i Transporteve, shkarkon Flamur Nokën si anëtar i Këshillit Drejtues të Entit Kombëtar të Banesave, pasi Noka ishte zgjedhur deputet.

Duket se Noka nuk synonte thjeshtë të merrte një rrogë te Enti Kombëtar i Banesave.

Një muaj pasi largohet nga EKB, në 1 nëntor 2009, Flamur Noka përfiton një kredi 50 mijë euro me zero interes si i pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave, duke blerë një apartament me sipërfaqe 83.7 m2 në ish Bllok.

Tre vjet më vonë, Noka, apartamentin që bleu rreth 50 mijë euro në ish Bllok (kati 8, pallat i vjetër) me kredinë si i pastrehë, e shet për 180 mijë euro.

Me këto 180 mijë euro, Noka blen 260 m2 apartament dhe garazh në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, te Liqeni, kur në fakt vlera është 4-5 herë më e lartë. Nga manovra me shitjen e apartamentit 83 m3 në katin e 8, duke blerë një pasuri me vlerë rreth 1 milionë euro, Nokës i teprojnë edhe 6.4 mijë euro.

Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.1 mijë euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. (Shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin dopio, kushton rreth 1 milionë euro).

Për tre vite, Flamur Noka, falë shfrytëzimit të pushtetit, nga i pastrehë bëhet me pasuri rreth 1 milionë euro. Flamur nuk ka menduar për t'u pasuruar vetëm vetë, duke abuzuar me pushtetin, por edhe familjarët e tij.

Kjo është një listë zyrtare me 73 persona, të cilët kanë përfituar banesa si të pastrehë në Sarandë nga Enti Kombëtar i Banesave.

Mes përfituesve rezulton edhe shtetësja Lule Basha, e cila është motra e Flamur Nokës. Lidhja e vetme e zonjës me qytetin e Sarandës duket se është vetëm pozita e vëllait në Enti Kombëtar të Banesave, ent të cilin duket se e ka përdorur për përfitime të paligjshme personale dhe familjare.

Mes përfituesve të apartamenteve në Sarandë nga Enti Kombëtar i Banesave, rezultojnë edhe Lulzim dhe Mevlan Noka, të cilët raportohet se janë vëllezërit e Flamur Nokës.

Mes përfituesve të banesave është edhe një shtetase belge, Luçinda Faket, e cila raportohet se është bashkëshortja e vëllait të Flamur Nokës.

Këto fakte të abuzimit me pushtetin për pêrfitime të kundraligjshme personale/familjare janë një sfidë për SPAK. Përmes një hetimi, SPAK mund të zbulojë se në bazë të cilit kriter katër familjarë të Flamur Nokës kanë përfituar apartamente shtetërore në Sarandë dhe cili është roli i Nokës në Entin Kombëtar të Banesave, për finalizimin e kësaj afere korruptive.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arku: 09/10/2024 11:43

    Dhe njerëzit e ndjekin kete hajdut ?! Nuk di çfare ti quaj ata njerez që ndjekin maskarenj te tille përveç se të paguar , pra mercenare që bejne atë për çfare jane paguar dhe nuk pyesin per pasojat që lene pas.

    Përgjigju
  • Tedi: 09/10/2024 06:25

    Nuk ka faj Muli por drejtesia qe nuk vepron . Cute ne burg Mulin per Gaithersburg keto te zeta qe ka vetem dhe ta shihni si do behet

    Përgjigju
  • Trimi: 09/10/2024 03:08

    Pse vetem muli eshte me pasuri galobante te gjithe deputetet e saliut me saliun ne krye po su nderrua pushteti te vijne te rrinj me vizion mos prisni te gjykohet ndonje nga keta legena si majtas dhe djathtas

    Përgjigju
  • Iris: 09/10/2024 02:20

    Flamur Noka me tufen e tij kane rene si derri ne nje fushe me misra.

    Përgjigju
  • Eri: 08/10/2024 23:34

    Barbaret, kane edhe sy e faqe flasin ne emer te qytetareve. Ajo tjetra, grua, hengri burgun per nje arke peshk e nje celular, keta ndyresira duan amnisti per krimet e veta pasi kane vrare, vjedhur, shantazhuar, manipuluar e 1001 te zeza te tjera ne emer te pushtetit te tyre. Vdekshi o race e felliqur.

    Përgjigju
  • Aris: 08/10/2024 20:30

    Spaku te bej punen ti shduki vemjet kush do qofshin pa dallime

    Përgjigju
  • Lasgushi: 08/10/2024 19:19

    Ska faj,ky Çeçeni,që me urdhër të Beogradit dhe Salës,po djeg aktualisht Tiranën. Pse mos vallë,Edi Rama,Beluga Balluku e co.Nuk i dinë këto fakte skandalizebtë Mulit?Qëndrimu i tyre është i dënusjëm nga Kodi Penal Këtë nënvizo Adriatik.

    Përgjigju
    • buu: 09/10/2024 16:41

      llazar gusho?

    • Ceceni: 09/10/2024 11:29

      Te qifte motren ceceni.

  • Ethem Lalaj: 08/10/2024 15:58

    OK,A.DOÇI: Çoe dokumentin në SPAK,ndonse e ke dërguar edhe më parë & nuk është vepruar se FN I ËSHTË DËRGUAR SALIUT NGA UDB..I ARRESTUAR ATJE MBI 4O DITË. Kjo është Arsyeja se b..lëpirsit e Saliut DJEGUN KUNËNDIN,INSTITUCIONRT,VËBDIN..SE DUAN TË MBROJNË PASURINË SI TË KORRUPTUAR QË JANË ME KRYE/PLAKUN SALI FAMILJARISHT..TMERR PËR SHQIPËRINË NË 34 VITE. ● PD ME KËTA HAJDUT DUHET TË DALË JASHTË LIGJIT.MANDEJ ME RADHË PËR TI KTHYER POPULLIT 350 MILD.$ TË GRABITUR TË 45 VITEVE + 34 VITE SHKRDHARTOKRACI TË SALIUT NON GRATA.FLM A.DOÇI.REP.TV.

    Përgjigju
    • Gafuri: 08/10/2024 16:31

      Pak paska marre, shikojeni me mire. Po fundja per ate e duan pushtetin.

  • Andi: 08/10/2024 15:29

    Ore per ke do merrte Shtepi ai per mua? Pagusj kredi une akoma we nga si vit ????????????????

    Përgjigju
  • Rruga e Dibres: 08/10/2024 15:13

    Te lumte Adriatik ! Kjo eshte gazetaria investigative ! Kjo eshte nevoje e "dites" ! Rruga e Dibres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTo

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTo