Dokumentet/ Konferenca e Paqes
Ja si u vendos ndarja e Shqipërisë

Dokumentet/ Konferenca e Paqes<br />Ja si u vendos ndarja e Shqipërisë
TIRANË - Pas Shpalljes së Pavarësisë më 1912 dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit shqiptar më 1913, në vitet 1919-1920 ndodhën zhvillime kombëtare e ndërkombëtare që fillimisht rrezikuan e më pas rikonfirmuan ekzistencën e Shqipërisë së pavarur. Konferenca e Paqes e Parisit e organizuar pas Luftës së Parë Botërore, më 18 janar 1919, deri më 21 janar 1920, nga Fuqitë e Mëdha fituese, në të cilën morën pjesë 27 shtete, e shndërroi për disa muaj Parisin në kryeqytetin e botës.

Fituesit e mëdhenj, Franca, Britania e Madhe, SHBA, Italia dhe Japonia, dy muaj pas mbarimit të luftës, pavarësisht nga përpjekjet e presidentit amerikan Udro Uillson (Woodrov Wilson) për arritjen e një paqeje të drejtë, që do të respektonte të drejtat e kombeve, u dakorduan për gjunjëzimin, në mos poshtërimin e kundërshtarëve të mundur dhe rikonfigurimin politik territorial të hartës së Europës, Azisë, Afrikës dhe ishujve të Paqësorit.

Vëmendja e shqiptarëve, asnjanës në konfliktin botëror, u drejtua te kjo konferencë me shpresën se ajo do të jepte zgjidhje të drejtë për kërkesat e tyre kombëtare, duke filluar nga korrigjimi i kufijve të caktuar arbitrarisht e padrejtësisht në Konferencën e Ambasadorëve të mbajtur në Londër në vitin 1913.

Shpresohej shumë se treshja e madhe evropiane e përbërë nga kryeministrat David Lloid Xhorxh (David Lloyd George) i Britanisë së Madhe, Zhorzh Klemanso (Georges Clemenceau) i Francës dhe Vitorio Orlando (Viottorio Orlando) i Italisë, do të respektonte parimet e shpallura nga i madhi i katërt i përtej oqeanit, presidenti i SHBA, Udro Uillson, i cili kishte deklaruar vendosmërinë për respektimin e të drejtës së kombeve për vetëvendosje. Por shpresat e shqiptarëve u shuan shumë shpejt.

Përfaqësuesit shqiptarë në Paris u nëpërkëmbën dhe trajtimi i çështjes shqiptare shkoi në drejtimin që çonte në ricopëtimin e trevave të tjera shqiptare në interes të Italisë dhe të fqinjëve ballkanas, si edhe në asgjësimin e pavarësisë së fituar 7 vjet më parë. Traktati i Fshehtë i Londrës i prillit të vitit 1915, përmes të cilit Antanta joshi Italinë të futej në luftë përkrah saj, u bë rrezik evident. Sipas këtij traktati Greqia siguronte krahinat e Korçës dhe Gjirokastrës në jug, Serbia krahinat veriore të Shqipërisë, kurse Italia aneksimin e Vlorës dhe të krahinës së saj, si dhe protektoratin mbi Shqipërinë e rrudhur në viset midis lumit të Drinit dhe të Vjosës.

Mbi këto ngjarje me rëndësi jetike për fatet e mëvonshme të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një hulumtim i thellë, i  pajisur me dokumente dhe analiza përcjell monografia “Shqipëria në Konferencën e Paqes 1919-1920” me autorë Muin Çami e Marenglen Verli, botuar së fundmi nga Akademia e Shkencave. Nga ky libër, per t’ia prezantuar lexuesve, sjellim dy dokumente që lidhen me thelbin e ngjarjeve të Konferencës së Paqes. Njëri prej tyre është memorandumi i SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës, i 9 dhjetorit 1919, specifikisht, pjesët që lidhen me ndarjen e Shqipërisë dhe me vendosjen e “shtetit shqiptar” nën mandatin Italian.

Ndërsa dokumenti i dytë është ai i 14 janarit 1920 që ëhstë në të vërtetë kompromisi i Fuqive të Mëdha europiane, plani anglo-franko-italian  mbi “Çështjen e Adriatikut”, dorëzuar përfaqësuesve jugosllavë, ku parashikohej copëtimi i Shqipërisë midis tre shteteve fqinje.
 
Dokumenti 1
Memorandum i SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës, i 9 dhjetorit 1919
(Pjesët që lidhen me ndarjen e Shqipërisë dhe me vendosjen e “shtetit shqiptar” nën mandatin italian)
Paris, më 9 dhjetor 1919
[...] 5. Italisë do t'i jepet nga Lidhja e Kombeve mandati për administrimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë. Këtij memorandumi i bashkangjitet një projekt mbi formën e këtij mandati ashtu siç mendojnë tri përfaqësuesit e poshtëshënuar. Kufijtë e Shqipërisë në veri dhe në lindje do të jenë ata që janë përcaktuar nga Konferenca e Londrës më 1913. Kufiri i jugut do të vendoset me anë bisedimesh. Megjithatë, për të mos e vonuar rregullimin e përgjithshëm të këtij problemi me anë të bisedimeve, mund të zbatohet përkohësisht kjo marrëveshje e hollësishme:

Greqia ka për të pushtuar tokat që shtrihen në perëndim dhe në jug të vijës demarkacionit që kalon nëpër pikat vijuese (shih hartat me shkallë 1/200.000 të shtatrnadhorisë austriake):

Nga mali Tomba, që ndodhet në kufirin, lindor të Greqisë, në drejtim të veriperëndimit, gjatë majës së malit Nemërçkë deri në Vjosë;
Së këndejmi, duke ndjekur rrjedhën e këtij lumi nëpër Tepelenë dhe Mirë, deri në kuotën 98;
Së këndejimi, në drejtim të jugut, duke kaluar nëpër fshatrat Lopës-Martalloz dhe Dhëmblan;
Së këndejmi, duke kaluar nëpër kuotat 1840 dhe 1225; deri në pikën e vendosur rreth 3 kilometra në juglindje të kuotës 1225;
Së këndejmi, në drejtim të veriperëndimit, diike kaluar menjë-herë në veri rtë Poljanit ;
Së këndejmi, në drejtim të juglindjes, deri në kuotën 1669;
Së këndejmi, në drejtim të perëndimit dhe të veriperëndimit, deri në kuotën 2025;
Së këndejmi, në drejtim të jugperëndimit, deri në kuotën që ndodhet menjëherë në jug të Aspri Rugës.

Trekëndëshi i përfshirë midis vijës që shkon nga kuota 98 mbi lumin Vjosë (midis Babës dhe Sinanajt) deri në liqenin e Maliqit, në verilindje; vija që shkon nga veriu në jug të liqenit të Maliqit deri në kufirin grek dhe vija e demarkacionit e përmendur më sipër do të përcaktohen përfundimisht mbas bisedimeve të mëtejshme që do të zhvillojnë midis tyre nga njera anë tri përfaqësuesit aleatë të poshtëshënuar dhe Italia e Greqia nga ana tjetër; tri përfaqësuesit aleatë do të veprojnë në emër dhe për llogari të Shqipërisë.
Qyteti i Vlorës së bashku me hinterlandin me të vërtetë të domosdoshëm për mbrojtjen dhe zhvillimin e tij do të kalojnë në sovranitetin e plotë të Italisë [...]
 
PROMEMORIE
Qeveritë e Shteteve të Bashkuara, të Anslisë dhe të Franeës shfaqin dëshiren e tyre për të njohur pavarësinë e shtetit shqiptar. Ato mendojnë që shteti shqiptar, brenda të paragrafit 4 të nenit 22 të Statutit të Lidhjes së Kombeve, do të ketë nevojë për këshillat dhe ndihmën administrative të ndonjerës prej Fuqive të Mëdha. Nga vetë pozita e saj gjeografike dhe kapaciteti saj ekonomik. është shteti më i përshtatshëm për të përmbushur këtë detyrë.

Prandaj qeveritë e Shteteve të Bashkuara, të Anglisë dhe të Fran-cës shprehin dëshirën e tyre për t'i besuar Italisë mandatin mbi shtetin shqiptar konform kushteve të parashikura nga Statuti i Lidhjes së Kombeve. Ato janë të mendimit që këto kushte mund të përfaqësojne bazën e pranimit të këtij mandati nga ana e Italisë dhe, si të tilla, duhet të përfshihen në marrëveshjen që duhet të përfundohet për këtë qëllim midis qeverisë italiane dhe qeverive të Fuqive kryesore Aleate dhe të Shoqëruara. Marrëveshja mund të përmbajë pikat që vijojnë:

1) Shqipëria njihet si shtet i pavarur brenda kufijve të treguar në tekstin e promemories së bashkangjitur.
 Mirëpo asnjë nga këto kushte nuk mund t'i mohojë shtetit shqiptar të drejtën që të zhvillojë bisedime me shtetin serbo-kroato-s1loven për të ndryshuar vijën e kufirit të përbashkët në ndonjë krahinë, kur një gjë e tillë pajtohet me nevojat etnografike dhe ekonomike lokale.

2) Qeveria serbo-kroate-sllovene do të ketë të drejtë të ndërtojë e të shfrytëzojë vija hekurudhore në Shqipërinë e Veriut në veri të gjerësisë gjeografike e 41° 15 , si dhe të gëzojë çdo lloj lehtësie në sektorin e transportit ndërkombëtar në Shqipërinë e Veriut.

3) E drejta e kontrollit mbi zhvillimin e Bunës i jepet Këshillit të Lidhjes së Kombeve, i cili nga ana e tij është i autorizuar t'ia kalojë këtë të drejtë me disa kufizime të arsyeshme qoftë Italisë, qoftë shtetit serbo-kroato-slloven.

4) Do të krijohet menjëherë një komision i përbërë nga një përfaqësues i qeverisë italiane, një përfaqësues i Lidhjes së Kombeve dhe një përfaqësues i shtetit shqiptar që do të caktohet nga Fuqitë kryesore Aleate dhe të Shoqëruara, komision që do të ketë si detyrë të përpunojë: a) dispozitat e mandatit që do t'i jepet mbi Shqipërinë dhe 2) Statutin themeltar të shtetit të ardhshëm shqiptar.

Brenda 5 muajve mbas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, komisioni duhet të përfundojë punët e tij dhe t'i drejtojë Këshillit të Lidhjes së Kombeve rekomandimet e veta të rastit. Dispozitat e mandatit dhe Statutit Themeltar do të përcaktohen përfundimisht nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve, vendimi i të cilit do të merret me shumicë të thjeshtë votash.

5) Komisioni për të cilin bëhet fjalë në paragrafin e mësipërm, vendimet do t'i mbështesë jo vetëm në konsideratat e parashtruara më sipër, por edhe në parimet që vijojnë:

a) Liria e ndërgjegjes dhe ushtrimi i lirë dhe botërisht i të gjitha besimeve, liria e plotë në fushën e arsimit dhe të gjuhës për të gjithë banorët e shtetit shqiptar;
b) Organizimi i një parlamenti dhe i një administrate, ku të jenë përfaqësuar gjithë sektorët e popullsisë, në mënyrë që ky organizim të pajtohet me traditat e vendit dhe të sigurojë një administrim të mirë;
c) Ndalimi i shfrytëzimit apo i kolonizimit të vendit në kundërshtim me interesat e vendësve. Po në këtë kapitull duhet të përfshihen gjithë rekomandimet që komisioni mund të bëjë për të përmirësuar sistemin e sotëm të pronës agrare;
ç) Krijimi i një gjendarmërie lokale me oficerë eprorë që mund të jenë nënshtetas të fuqisë së cilës i është besuar mandati. Kjo fuqi, do të ketë të drejtë për një periudhë kohe prej dy vjetësh, duke nisur nga data e fillimit të mandatit e deri sa të organizohet gjendarmëria vendase, të mbajë forcat e saj të armatosura në vend. Mbas kësaj periudhe, si shteti shqiptar i çmilitarizuar në mënyrë të përhershme, ashtu dhe çfarëdo fuqi, tjetër nuk do të kenë të drejtë të mbajnë në territorin shqiptar forca ushtarake të rregullta pa pëlqimin e Këshillit të Lidhjes së Kombeve.
 
Nënshkruar: Zh. Klemanso
    Frank Polk, Ejr A. Krou
Adriaticus, La Question Adriatique. Receuil de documents officiels, Paris: 1920, f. 57-58, 65-67.

Dokumenti 2
Kompromisi i Fuqive të Mëdha europiane i 14 janarit 1920. Plani anglo-franko-italian
mbi “Çështjen e Adriatikut”, dorëzuar përfaqësuesve jugosllavë, ku parashikohej
copëtimi i Shqipërisë midis tre shteteve fqinje.
Paris, më 14 janar 1920


Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë