Dokumentet sekrete/ Testamenti pasuror që i erdhi Enver Hoxhës, si ja mbajti të fshehtë Nexhmija

Publikohen disa dokumenta të rralla arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë të cilat prej vitesh janë mbajtur “Tepër sekret”, ku bëhet fjalë për një korrespodencë në mes ambasadës shqiptare në Romë, Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe kabinetit të Enver Hoxhës, lidhur me një testament pasuror që një shtetas italian, i quajtur, Romano Gobbo, nga San Darligo, Triste, kishte vendosur që t’ia linte Enver Hoxhës?!  Çfarë thuhet në ato dokumente arkivore që redaksia e Memorie.al po i publikon për herë të parë duke filluar nga numri i sotëm dhe si shpjegohet fakti që; ato dokumente zyrtare me një rëndësi aq të madhe që i adresohen Enver Hoxhës, nuk janë të cikluara nga ana e tij ashtu siç ndodhte me të gjitha dokumentet e tjerë edhe nga më të rëndomtat?!

“Bashkangjitur ju dërgojmë letrën origjinale të qytetarit Italian, Romano Gobbo, drejtuar ambasadës sonë në Romë, me anë të së cilës ai njofton se ka përgatitur një testament të vetin në adresë të shokut Enver Hoxha”! Kështu thuhet në mes të tjerash në një prej dokumenteve arkivore me siglën “tepër sekret” që mban datën 30 nëntor të vitit 1981, të cilat Memorie.al i publikon për herë të parë, duke tentuar të hedhë dritë dhe të ndriçojë një nga historitë më të errta të familjes së ish-dikatorit komunist, Enver Hoxha, që ka të bëjë me një testament pasuror që i ka ardhur atij nga një shtetas italian, me emrin Romano Gobbo!

Nisur nga fakti se, për pasurinë e familjes Hoxha është përfolur shumë nën zë, që nga fundi i viteve ’80-të, dhe hapur e publikisht në shtyp, pas rrëzimit të regjimit komunist në vitin 1991, publikimi i këtyre dokumenteve tenton që të zbardhë sadopak një nga anët më të errta të familjes së diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha, e cili për afro gjysëm shekulli  qeverisi me dorë të hekurt vëndin e vogël ballkanik, duke e lënë atë një nga më të prapambeturit e më të pazhvilluarit e gjithë kontinentit europian.

Nisur nga kjo, në këtë shkrim po publikojmë dy dokumenet arkivore me faksimilet përkatëse, ku i pari që mban datën 20 nëntor 1981, është një shkresë zyrtare e ambasadës shqiptare në Romë, e firmosur nga ambasadori, Piro Bita, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, ku i bëhet me dije se një shtetas Italian, i quajtur, Romano Gobbo nga San Darligo, Trieste, ushqente një dashuri të madhe për “veprën e shokut Enver”, në shenjë respekti shprehte dëshirën që të linte me testament pasurinë e tij, “në favorin tonë”! Në fund të kësaj shkrese zyrtare, ambasada shqiptare e Romës, i bënte me dije Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, se letrën ata po e dërgonin për t’i vënë në dijeni, pasi personin në fjalë nuk e njihnin, por do t’i dërgonin fotografi dhe disa material të shokut Enver.

Dhjetë ditë  pas kësaj letre, më datën 30 nëntor 1981,  ministri i Punëve të Jashtëme, Reiz Malile, i dërgon një shkresë zyrtare, sekretarit personal të Enver Hoxhës, Haxhi Kroit, ku e informon për letrën që i ka ardhur  digasterit që ai drejtonte, lidhur me një shtetas Italian të quajtur, Romano Gobbo, i cili “kishte përgatitur një testament pasuror në adresë të shokut Enver Hoxha”! Dhe në fund të kësaj shkrese zyrtare, ministri Reiz Malile, theksonte se ambasada shqiptare në Romë i bënte me dije se nuk e njihte personin në fjalë!

Letra e ambasadës shqiptare në Romë, për Ministrinë e Punëve të Jashtë në Tiranë, lidhur me shtetasin Italian, Romano Gobbo, që donte t’i linte pasurinë Enver Hoxhës

                                                  A M B A S C I A T A

 DELLA REPUBBLICA POPOLARE D’ALBANIA     Roma 16.11.1981

  I N   I T A L I A                  VIA ASMARA.9

 TEL 83.80.725

 Nr. 301 

MINISTRISE SE PUNEVE TE JASHTEME

T I R A N E

Bashkangjitur ju dërgojmë letrën që i drejton përfaqësisë sonë i quajturi GOBO Romano me banim në San Darligo, Triste, nga e cila del se personi në fjalë është simpatizant i RPSSH dhe që ushqen dashuri të madhe për veprën e shokut ENVER. Në shenjë të këtij respekti i shpreh dëshirën që të lërë me testament pasurinë e tij në favorin tonë.

Letrën e tij po ua dërgojmë për t’u vënë në dijeni. Ne nuk e njohim personin. Do t’i dërgojmë një fotografi dhe material të shokut ENVER.

A M B A S A D O R I (PIRO BITA)

Letra e ministrit, Reiz Malile, drejtuar Haxhi Kroit, lidhur me testamentin pasuror që shtetasi italian, Romano Gobbo, ia linte Enver Hoxhës

Shoku Haxhi Kroi,

Bashkangjitur ju dërgojmë letrën origjinale të qytetarit Italian, Romano Gobbo, drejtuar ambasadës sonë në Romë, me anë të së cilës ai njofton se ka përgatitur një testament të vetin në adresë të shokut Enver Hoxha.

Ambasada jonë na njofton se ky person nuk njihet prej saj.

Tiranë, më 30 nëntor 1981

Reis Malile /Memorie.al

m.v./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket i drejtë ndëshkimi deri në 15 vite burg për ata që thyejnë karantinën?

Komento

Komente

  • Qytetar: 27/02/2020 11:28

    Ndaj vdiq ne nje banes industriale ?? Dokrra, nuk behej fjale pe

    Përgjigju
  • Çingapoku: 27/02/2020 11:24

    Artikull më vari k.... nuk bohet, i vjen vërdall nji muhabeti inegzistent duke u munduar të vendosë në dritë të keqe Enverin por e dijnë që nuk kan ndonjë fakt që ti mbushi mëndjen lexusit.

    Përgjigju
  • Donalda: 27/02/2020 11:08

    Po cfare ka. Akoma vazhdoni me keto fare lajmesh. Po shikoni ore Zogu qe vodhi vrau shetiti e jetoj neper bote dhe erdhi e jeton né sarajet e vjedhura. Shikoni cbejne femijet e kriminelit sali, ku Jane femijet e Likja e Mona , udhetimet e lul bashes . Nexhmija nje cope dhome né pulari.

    Përgjigju
  • Kafsha: 27/02/2020 08:41

    Po pse e la me të prapambeturin vend në Europë? A nuk e mori shqiptarin e shpelles bujkun e arres dheut bëri qyteza të reja dhe ngriti industrine? A nuk prodhonte Shqiperia televizore dhe traktorë? Po sot ç farë prodhon? Sigurisht ai strateg shpiku e ndertoi LIGJIN E MADH E TË SHENJTE TË PASAPORTIZIMIT që bente të mundur që fshataret me të zote qe donin të emancipoheshin i sillte në qytete në menyre graduale dhe jo yxhym siç ndodhi pas 1990 kur fshataresia u derdh mbi qytete si oretek duke i shnderuar ata në hale e haure bajgash. Si ishte vend i prapambetur Shqiperia e Enver Hoxhes? Po sot me gjith ato borxhe nga mutat spiune funderrina kapterre injorantë qe shkaterruan Shqiperine Tosërat, Salinjtë, Gjinushërat, Ramërat e plot e plot funderrina sa e prapambetur eshte Shqiperia?

    Përgjigju
    • Malsori: 27/02/2020 11:52

      Sepse vrau me gjygje te shtirura te gjithe intelektualet e shkolluar ne shkollat me te mira te europes duke mos kursyer asnje familje dhe u grabite tere pasurite e vene me mund e me djerse. Apo ishin armiqte e atdheut? Sepse po te kesh 3 milione skllever qe punojne per partine dhe pushtetin tend mund te kishe bere shume me shume me Shqiperine dhe jo te burgosje e vrisje ne emer te partise. Se di sesi mund te mendoni ende se kishte te mira? Te gjitha ato qe permende me siper jane propagande per te menduar se ishit mire po mjere ju o popull qe ende skeni hapur syte.

    • Al ta: 27/02/2020 10:05

      Ke te drejte shoku po njerezija e Ka kete qe harron te mirat e tjetrit ....bej 100 te mira nji perdoni e ne fund bej nje keq i shumezon me zero cdo te mire