Doli dhe u kthye në ‘Big Brother’ brenda pak minutash, Einxhel: Kam humbur krenarinë! Bileta e fatit ‘bekim’ apo ‘mallkim’? (VIDEO)

Ishte bileta e fatit ajo që e ktheu Einxhel sërish brenda shtëpisë së “Big Brother”, pasi vetëm dy ditë më parë në bazë të votave të publikut ajo doli.

Duket se kjo biletë përveç se “bekim” për moderatoren, pasi e riktheu në lojë, ishte edhe një “mallkim”. Pse? Sepse siç ka tha ajo teksa po diskutonte me vajzat ka humbur krenarinë e saj, duke theksuar se nëse nuk do të ishte bileta ajo nuk do të ishte mes tyre.

Pavarësisht se Beniada dhe Beatrix u munduan ta ngushëllonin, ajo sërish është shfaqur skeptike.

Si mendoni ju bileta ishte “bekim, apo mallkim” për aq sa e njihni Einxhel brenda show-s?

Ditët e fundit madje është diskutuar se largimi i Einxhel dhe rikthimi i saj në “Big Brother” ishte një lëvizje strategjike e produksionit, por këto janë fjalë siç qarkullojnë gjithmonë për daljet e banorëve.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane