TIRANE - Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social, në lidhje me përgjimet që u publikuan dje në tabloidin gjerman "Bild". Fillimisht Tahiri kërkon ndjesë për përdorimin e një fjalori banal teksa bisedonte me shefin e Policisë së Dibrës, Robert Ago. Biseda ishte bërë përmes telefonit të Xhemal Qefalisë, deputet i PS-së, i cili ishte në një darkë me kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm në atë kohë Saimir Tahiri. Nga sa kuptohet nga biseda telefonike e përgjuar, Robert Ago i kishte kërkuar Qefalisë, me të cilin kishte raport miqësor, që ta ndihmonte për tu transferuar me detyrë nga Dibra në Bulqizë. Për këtë qëllim zhvillohet edhe biseda mes Agos dhe Tahiri.
Në reagimin e tij, Tahiri thotë se biseda nuk ka lidhje me shit-blerjen e votave në zgjedhjet e pjeshme lokale që u mbajtën në Dibër në 2016-ën. Tahiri thotë se nuk ka marrë pjesë në asnjë ditë në fushatën e Dibrës ndërsa hedh akuza për palën kundërshtare kur shprehet: "agresorët e athershëm me armë në brez edhe në zgjedhjet e Dibrës, sot kanë veshur lëkurë qingji".
"Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese. Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverise, ne akte publike a sjellje te perditshme, perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.
Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdo lloj manipulim tjeter. E po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre. Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji.
Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje. Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve! Ndjese sinqerisht per fjalorin!", shkruan Tahiri.
Flamur Noka nje shpellar qe vodhi banken e kursimeve me ane te kusherinjve te tij. Tipik spiun e I pabese. Drejtesia duhet te filloje ti godasi keto vemje parasite shoqerore-politike
Përgjigju