Doli për punë, 44-vjeçari nga Kosova humb çdo kontakt me familjen

Hetem Dedaj është ky personi që shihni ne këtë foto. Ka humbur kontaktet që prej datës 15 maj të këtij viti. Ka më se 5 ditë që familja bën thirrje për ndihmë. Shqiptari nga Kosova, 44-vjeç nga Burica e Podujevës u zhduk të mërkurën e kaluar dhe që nga ai moment familja nuk ka asnjë informacion dhe nuk ka mundur të mësojë asnjë vendndodhje të mundshme për të.

Që nga momenti i humbjes, telefoni i tij del i mbyllur, ndërsa për herë të fundit është parë në stacionin e autobusëve të Podujevës, për të ardhur në Prishtinë. 44-vjecari është në gjendje të mirë fizike dhe psikologjike, nuk kishte shfaqur asnjë problem para zhdukjes së tij. Në dijeninë e familjes Hetemi nuk ka patur konflikt me askënd, ndërsa humbja e tij ka vënë në alarm familjen.

Hetem Dedaj udhëtonte çdo ditë nga Podujeva në Prishtinë për të kërkuar punë. Ai kohë pas kohe arrinte të punonte si punëtor fizik në ndonjë shtëpi private. Ditën kur edhe është zhdukur, babai i dy fëmijëve ishte nisur për të punuar. Ishte e mërkurë kur ai ka dalë nga shtëpia në orën 10 e 15 dhe në Prishtinë ka mbërritur në orën 11 e 34.

I vëllai Mehdiu e bëri publik lajmin për humbjen e të vëllait duke kërkuar ndihmë në faqen e tij në Facebook dhe më pas rasti u denoncua menjëherë edhe në adresën e emisionit Pa gjurmë. Jemi në kërkim të shqiptarit nga Kosova Hetem Dedaj, pasi familja dyshon se diçka e keqe mund te ketë ndodhur me 44-vjeçarin.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin