Zgjedhjet në SHBA/ Dollari amerikan dhe Bitcoin rriten ndjeshëm ndërsa Trump bëhet president i Amerikës

Zgjedhjet në SHBA/ Dollari amerikan dhe Bitcoin rriten ndjeshëm ndërsa Trump bëhet president i Amerikës

Votimet në SHBA

Dollari amerikan është rritur ndjeshëm pasi Donald Trump po parashikohej të fitonte presidencën dhe do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë. Bitcoin gjithashtu ka arritur një nivel rekord ndërsa tregtarët spekulojnë mbi mundësinë e uljeve të taksave, rritjes së tarifave dhe rritjes së inflacionit gjatë mandatit të dytë të Trumpit.

Ky rezultat zgjedhor do të ketë një ndikim të madh në ekonominë globale.

Partia Republikane pritet gjithashtu të marrë kontrollin e Senatit, megjithëse ende ka vota për t’u numëruar. Dollari është rritur me rreth 1.4% ndaj një sërë monedhash të ndryshme, përfshirë paundin, euron dhe jenin japonez.

Në Japoni, indeksi kryesor i aksioneve Nikkei 225 përfundoi seancën me një rritje prej 2.6%, ndërsa ASX 200 i Australisë u mbyll me 0.8% më lart.

Indekset kryesore të aksioneve në SHBA gjithashtu priten të hapen me një rritje të konsiderueshme. Kjo erdhi pasi Doë Jones Industrial Average, S&P 500 dhe Nasdaq të gjitha u mbyllën më shumë se 1% më lart të martën 5 nentor.

Pse po rritet Bitcoin?

Vlera e Bitcoin është rritur me 6,000 dollarë (4,645 paund) në një rekord të ri prej 75,371.69 dollarë, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 73,797.98 dollarë që u pa në mars të këtij viti.  Trump më parë ka premtuar ta bëjë SHBA-në “kryeqytetin e bitcoin-it dhe kriptovalutave në botë.”

Qasja e tij është në kontrast të fortë me administratën e Bidenit, e cila ka udhëhequr një aksion të gjerë kundër firmave të kriptovalutave vitet e fundit.Trump kishte sugjeruar se do ta shkarkonte Gary Gensler, kryetarin e Komisionit të Letrave me Vlerë, i cili ka marrë reagime të ashpra nga mbrojtësit e kriptovalutave.

Kjo për shkak të rregullave të reja për zbulimet mjedisore që ka prezantuar agjencia e Gensler-it, të cilat janë pezulluar, si dhe veprimeve ligjore kundër kompanive të kriptovalutave. Trump ka thënë gjithashtu se planifikon të emërojë miliarderin Elon Musk për të kryesuar një auditim të shpërdorimeve qeveritare.

Musk, një përkrahës i kriptovalutave, dhe kompania e tij Tesla investuan 1.5 miliardë dollarë në Bitcoin në vitin 2021, megjithëse çmimi i kësaj monedhe virtuale është shumë i luhatshëm. Aksionet e Tesla-s në bursën e Frankfurtit u rritën me mbi 14% në hapje të mërkurën. Musk, aksioneri kryesor i Tesla-s, ka mbështetur Trumpin gjatë fushatës së tij elektorale.

Ekspertët, megjithatë, parashikojnë një ditë të trazuar në tregjet financiare si përgjigje ndaj pasigurisë globale dhe planeve të mundshme të Trumpit për ekonominë.

Yield-et e obligacioneve të SHBA-së, kthimi që një qeveri premton t’u japë blerësve të borxheve të saj, u rritën gjithashtu të mërkurën (6 nentor). Një obligacion është esencialisht një detyrim që mund të tregtohet në tregjet financiare dhe qeveritë shpesh shesin obligacione për të huazuar para nga investitorët.

Analistët sugjerojnë se kjo mund të jetë për shkak të pritshmërive që disa masa ekonomike të Trumpit mund të çojnë në rritje të çmimeve.

Trump, për shembull, ka thënë se do të rrisë në mënyrë dramatike tarifat tregtare, veçanërisht ndaj Kinës, nëse bëhet presidenti i ardhshëm i SHBA-së.

“Politikat globale tregtare të Trumpit po shkaktojnë shqetësime të veçanta në Azi, për shkak të platformës së tij të fortë proteksioniste në të cilën janë premtuar tarifa më agresive për importet në SHBA,” tha Katrina Ell, drejtore e kërkimeve ekonomike në Moody’s Analytics.

Qëndrimi më izolacionist i Trumpit në politikën e jashtme ka ngritur gjithashtu pyetje mbi gatishmërinë e tij për të mbrojtur Tajvanin nga agresioni i mundshëm i Kinës.

Ishulli me qeverisje të pavarur është një prodhues i madh i çipeve kompjuterike, të cilat janë thelbësore për teknologjinë që ndihmon në drejtimin e ekonomisë globale.

Në Kinën kontinentale, indeksi Shanghai Composite përfundoi ditën me 0.1% më poshtë, ndërsa Hang Seng në Hong Kong ra me rreth 2.23%.

Agjenda e uljeve të taksave e Trumpit është pritur gjerësisht nga korporatat e mëdha në SHBA.

“Ne mund të shohim politika pro-biznesit dhe ulje taksash, të cilat mund të nxisin inflacionin dhe të çojnë në më pak ulje të normave,” tha Jun Bei Liu, menaxher portofoli në Tribeca Investment Partners.

Investitorët gjithashtu kanë çështje të tjera kyçe për t’u fokusuar këtë javë.

Të enjten, Rezerva Federale e SHBA pritet të shpallë vendimin e saj më të fundit për normat e interesit.

Deklaratat nga kryetari i bankës qendrore, Jerome Poëell, do të ndiqen me kujdes në mbarë botën.

Të premten, zyrtarët kryesorë kinezë pritet të zbulojnë më shumë detaje rreth planeve të Pekinit për të trajtuar ngadalësimin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

(Si u rrit dollari amerikan) 

/BBC/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

'Puna dhe e vërteta fitoi', Gjergj Luca uron Trumpin: Fitoi gjithë bota! Paç forcë për ta bërë atë vend dhe gjithë rruzullin tokësor

'Puna dhe e vërteta fitoi', Gjergj Luca uron Trumpin: Fitoi gjithë bota! Paç forcë për ta bërë atë vend dhe gjithë rruzullin tokësor