SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka zgjedhur të ristrukturojë stafin e tij, këtë fillim viti. Jack Lew shefi kryesor i Shtëpisë së Bardhë, do të zëvendesojë Timothy Geithner, në Departamentin e Thesarit të Shtetit.

Por një fakt që nuk mund të mos ishte në vëmendjen mediatike, është firma që kreu i ri i Departamentit të Thesarit, Jack Lew do të vendos në kartmonedhën e dollarit.

Jack Lew

Sipas ekspertëve grafistë, “firma që Lew përdor është shumë e çuditshme, madje firma më e vështirë që është parë deri tani”.

Ekspertët e graphologyconsulting.com. kanë thënë gjithashtu, "se firma e tij, është më e keqja në botë".

Ja si do të duket dollari me firmën e Jack Lew në këtë paraqitje grafike.

Dollari

Su/Shqiptarja.com