Eurozona nuk do të zgjerohet me anëtarë të tjerë në vitet e ardhshme, ndërkohë që monedha unike ka humbur aktivitet që prej krizës, konfirmoi zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.“Në vitet në vijim, nuk pritet asnjë zgjerim i zonës euro, ndonëse të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë angazhuar të vendosin monedhën unike”, deklaroi Dombrovskis, gjatë një interviste për të përditshmen gjermane Die Welt.