Ambasadori amerikan Donald Lu u shpreh gjatë konferencës kombëtare për trafikun e personave se është tronditur kur ka parë nga afër vajzat në strehëzat e viktimave të trafikut në disa qytete të vendit.

“Si shumica e burrave në Shqipëri para së gjithash jam baba dhe kur udhëtoj në Shqipëri shoh fytyra që më kujtojnë fëmijët e mi. Kam ndjerë të njëjtën gjë kur pashë, atje vajza të reja që dukeshin më të mëdha në moshë se fëmijët e mi. Këto vajza të guximshme meritojnë jetë më të mire”, tha Donal Lu teksa i quajti heronj të vërtetë ato që punojnë nëpër strehëzat e viktimave të trafikimit, në mbështetje të tyre.

Ambasadori amerikan tha se ishte kaosi i tranzicionit që bëri vajzat dhe gratë të binin pre e grupeve të trafikimit. Sipas tij ndonëse janë bërë hapa përpara në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, duhet bërë më shumë në fushën penale dhe edukimin qytetar.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)