Përplasja/ Llalla: Lu më kërkoi arrestimin e Metës. Ambasadori: Gënjen, ka frikë burgun

Përplasja/ Llalla: Lu më kërkoi arrestimin e Metës. Ambasadori: Gënjen, ka frikë burgun

Adriatik Llalla dhe Donald Lu

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar pas publikimit të letrës që ish-Prokurori Adriatik Llalla i ka dërguar Kongresit Amerikan, në të cilën pretendon se Lu i ka kërkuar të arrestojë Ilir Metën.

Kryediplomati amerikan ka hedhur poshtë si mashtrime pretendimet e ish-kryeprokurorit, ndërsa ka pohuar se ky i fundit rrezikon që të shkojë në burg. Ambasadori amerikan u shpreh se Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash.

"Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.

Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar"

Donald Lu, ambasadori i SHBA

Lu e bëri reagimin e tij, pasi Adriatik Llalla, në letrën që i kishte dërguar Kongresit amerikan në maj 2017, por që vetëm dje u zbardh dhe u bë publike në Shqipëri, pretendonte se Donald Lu i kishte kërkuar në zyrën e tij pa asnjë fakt, arrestimin e Ilir Metës, që asokohe ishte Kryetar Parlamenti.

Disa ditë më parë, ambasadori Lu, teksa foli për përplasjen me Adriatik Llallën, u shpreh se ky i fundit ishte personi i parë në botë që me ligjin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk u lejuar të hyjë në SHBA.

“Llalla do të ishte i pari person në botë, që sipas këtij ligji që i lejon Presidentit të Shteteve të Bashkuara t’i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara një zyrtari të korruptuar nga një vend tjetër.

Pra, mbështetej në korrupsion të konsiderueshëm. Prandaj ne, qeveria e SHBA, dhe në këtë rast Sekretari i Shtetit, i cili nën autoritetin e Presidentit për këtë çështje, ishte i bindur se kishte prova të mjaftueshme për të besuar se Z. Llalla ishte i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm. Këtu ngrihet edhe një pyetje tjetër, nëse ai ka shkelur ligjet e vendit tuaj.

Nuk mund ta vendosim ne këtë për Shqipërinë, ne nuk jemi zbatuesit shqiptarë të ligjit. Prandaj po punojmë me prokurorët dhe policinë shqiptare, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë atë që ne kemi kuptuar, në mënyrë që të vendosin nëse duan ta çojnë këtë çështje në gjykatë”

Donald Lu, ambasadori i SHBA

Konflikti
Lu dhe Llalla kanë pretendime të ndryshme sa i takon shkakut të konfliktit. Llalla pretendon se Lu i ka kërkuar arrestime në nivele të larta, ndërsa Lu thotë se Llalla ka punuar kundër reformës në drejtësi, investimi më i madh amerikan.  

“Jo, unë kam pasur një marrëdhënie personale mjaft të arsyeshme me Z. Llalla, kemi pasur disa takime, kemi qëndruar në komunikim edhe pas konfliktit që patëm. Janarin e kaluar unë thashë se Z. Llalla kishte vepruar kundër reformës në drejtësi. Unë nuk kam asgjë personale me Z. Llalla. Unë dhe qeveria ime kemi investuar shumë përpjekje në reformën në drejtësi dhe nuk do të lejojmë asnjë zyrtar të vetëm, sado i lartë të jetë ai, që të pengojnë këtë reformë”

Donald Lu, ambasadori i SHBA

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritan: 15/04/2018 09:22

    Ambasadori nuk është ambasador i Republikës së Bananës, ai është përfaqësuesi i vendit që transportoi njerëz në hënë. Ne nuk ishim në gjendje të transportonim njerëzit në Kukës! Sigurisht që ai nuk ka asnjë çështje personale. Duhet të ketë prova të forta të dokumentuara! A kemi nevojë t'i pastrojmë këto rreziqe duke bllokuar të ardhmen tonë më të mirë? Nëse po, arrestimi duhet të arrijë çdo adresë, jo vetëm ish-prokuror! Mos harroni se çfarë bëri kohët e fundit Brazili!

    Përgjigju
  • blenard: 12/04/2018 10:32

    zoti Lu ju dhe shteti juaj i rrall e ka ber punen e jemi mirnjohes por ju lutem te na ndihmoni se keta na kan ven posht dhe pa ndihmen juaj perfundimtare ne sdo cohemi dot asnjehere nga keta vrases te popullit vet flm nga zemra

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 12/04/2018 08:35

    Rrespekt për ju Zoti Lu jeni një intelektual i rall një njeri me dinjitet që keni bër kaq shum për ktë Shqipri të mjer . Ky fundërrina hira e thartuar e ka vëndin në burg ky fshatar ordiner ky zari familjes më të urryer të kombit Shqiptar familja hajdute b***a mona me ilir floririn

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 12/04/2018 08:35

    Rrespekt për ju Zoti Lu jeni një intelektual i rall një njeri me dinjitet që keni bër kaq shum për ktë Shqipri të mjer . Ky fundërrina hira e thartuar e ka vëndin në burg ky fshatar ordiner ky zari familjes më të urryer të kombit Shqiptar familja hajdute buçja mona me ilir floririn

    Përgjigju
  • Fredi: 11/04/2018 22:40

    Perse duhet te pronincoheni per nje cope katundar? Z. Lu arrestimi pa sekuestrimin e gjithe pasurise se paligjshme qe ka vene Adriatik Rovena Llalla nuk mund te quhet drejtesi.

    Përgjigju
  • Lavdosh: 11/04/2018 22:03

    Shkelqesia Juaj, Pa arrestime te ketyre banditeve nuk do kete shpetim ky vend. Keta kane bere aq shume zullume sa Shkelqesia juaj ka pare vetem mejen e azbergut. Shpresoj qe te jesh ketu kur te filloje vala e arrestimeve

    Përgjigju
  • Kombi: 11/04/2018 21:56

    Flm z.Ambasador Lu.Flm dhe mirenjohje qe vini dhe sakrifikoni per kombin tone.Zoti ju bekofte Ju dhe familjen Tuaj.Zoti bekofte Ameriken dhe ata vajza dhe djem,burra dhe gra qe punoni per vendin tone ta fusni ne shinat e ligjit.Mirenjohje te perjetshme dhe Respekte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja