Donald Lu tregon historinë prekëse: Jam gati të mbledh monedhat e mia për fëmijët shqiptarë

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, e ka nisur ditën e sotme me një histori prekëse. Lu tregoi gjatë një aktiviteti në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve se para se të vinte në Shqipëri jetonte në Indi së bashku me familjen.

Ai tha se fëmijët e tij ishin të prekur nga situata atje, ku mbi 11 milionë fëmijë jetonin në rrugë, dhe kursenin qindra monedha për t’ua dhënë atyre. Në këtë kuadër, kryediplomati amerikan shprehu gatishmërinë për të ndihmuar të gjithë fëmijët shqiptarë në nevojë.

“Para se të vija këtu, jetoja me familjen në Indi, ku ishin deri në 11 milionë fëmijë në rrugë, sipas UNICEF. Jetonin nëpër rrugë, fëmijët e mi bënin biseda të gjata me mua dhe gruan për përgjegjësinë që kishim për t’i ndihmuar ata fëmijë. Isha krenar për fëmijët e mi, sepse kursyen qindra monedha, duke siguruar para për këta fëmijë.

E ndaj këtë histori me ju, sepse Shqipëria ka pasur një problem për shumë vite, për të mbështetur fëmijët në rrugë. Shqipëria duhet të jetë e aftë ta zgjidhë me mbështetjen e partnerëve. Nuk keni 11 milionë fëmijë, por vetëm disa qindra.

Ndërsa vendi vazhdon t’i afrohet anëtarësimit në BE shpresoj që Shqipëria të ndihmojë fëmijët e saj. Ata kanë të drejtë të shkojnë në shkollë, të mbrohen nga abuzimi. Siç më mësuan fëmijët e mia, jam gati të mbledh monedhat e mia për të mbështetur fëmijët e Shqipërisë. Shpresojmë se mund ta bëjmë bashkë këtë”

Donald Lu, ambasador i SHBA

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ELA: 13/04/2018 11:26

    Ju z.Lu doni ndonje mandat tjeter qe po na flisni per benefitetet qe ka ber familja juaj ne Indi , po ne vendin ton u kenaqet duke u pasuruar dhe duke ber afera politike bashk me ate VLAUTIN ,ikni andej nga keni ardhur .........................

    Përgjigju
  • Plasja.: 12/04/2018 20:15

    Zgidhja e vetme eshte :- JU DONALD LU TE BEHESH KRYEMINISTRI SHQIPETAR .MUNDET ? SIGURISHT QE MUNDET .KANDIDO SA NUK ESHTE VONE QE MAFIA TE GROPOSE E TJETERSOJE KRIMET .FILLO NGA KRYEMINISTRI MINISTRAT DHE GJYKATESIT PROKURORET DHE SHUME E ME SHUME KRYEBASHKIAKET QE PASUROHEN DUKE PUNESUAR KRIMINELET.IVELLAI I RAMES PO HAP VARRE NE FIER , BIZNESMENET NUK PAGUAJNE TAKSA , ( VETEM TE VEGJELIT PAGUAJNE) TENDERAT PO I VARROSIN SHQIPETARET .DHE ME SHUME LIDHJET E POLITIKANEVE ME SHTETET FQINJ .

    Përgjigju
  • lui: 12/04/2018 19:30

    na bere lesh e li tani na jep e lemosh

    Përgjigju
  • redi: 12/04/2018 18:30

    Eshte fat qe ambasadori Lu sherben ne Shqiperi dhe me fjalet dhe veprimet e tij pa hiperbolizim eshte me shqiptar se politikanet tane . Bravo zoti Lu pac heten e gjate per shpirtin human qe keni

    Përgjigju
  • Faik: 12/04/2018 12:40

    O Zoti LU nuk është nevoja të mbledhësh monedhat e tua , por vetëm një Super PESHK i madh po të kapet , dhe pastaj zgjidhet problemi i gjithë fëmijëve Shqiptarë që kanë mbetur rrugëve. Në qoftëse vërtet e do Shqipërinë dhe Fëmijët qê kanë mbetur rrugëve , mos ju ndaj HAJDUTIT dhe KryeKusarit të Shqipërisë ILIR Sheik META . Ilir Meta është më i pasur sesa Bill Gate dhe gjithë Rrok Felerat e Amerikës ! Ilir Meta VODHI Thesarin e Shtetit ( FLORIRIN) në KRRABË. 380.000 Ton FLORI kishte lënë ENVER HOXHA i Lavdishëm në Krrabë në Lingota dhe Monedha , dhe këta KRIMINELË , KryeHORRA , Halabakë , HAJDUTË , Maskarenjë , Vrasësa me Pagesë , Kusarë , Fundërrina , Harbutë , Ndyrësira , Batakçinjë Politikanë AntiShqiptarë të këtyre 28 Viteve i përpinë dhe i Zhdukën Natën me Kamionë dhe IFA , dhe shkuan në mëngjes dhe kapën 2 Fshatarë të pafajshëm të Zonës , gjoja si "Hajdutë" dhe i morën më qafë duke i futur në BURG ! Ja pra i nderuar Zoti Ambasador Donald LU këta janë Politikanët HAJDUTË Fundërrina Shqiptarë që ju na i bëtë Peshqesh këto 28 Vjet , prandaj edhe populli Shqiptar me të drejtë mbi 75% në masë kërkojnë dhe flasin me nostalgji për Komunizmin e ENVER HOXHËS së madh , sepse ENVERI HAJDUTËT e Degjeneruar të Shtetit i Degdiste në SPAÇ nga 40 Vjet e lart me punë të detyruar në MINIERË! Edhe për tu Ushqyer duhet të Punonin HAJDUTËT dhe Kusarët në BURG , ndryshe do hanin Plumbin në Ballë , dhe e meritonin . VDEKJE HAJDUTËVE të Politikës 28 Vjeçare dhe Paratë e VJEDHURA i Bëfshin ILAÇE KANCERI për Familjet e tyre dhe i vjedhshin Gjak nga Goja ishalla o ZOT i MADH . HELM , VRER dhe GJAK i Vjedhshin Lekët e GRABITURA të Shqiptarëve . RESPEKTE për Donald LU dhe mos u tërhiq asnjë çast , por hapu Dosjet KRIMINELËVE Politikanë , sepse 98% të Popullit Shqiptar janë me ju ZOTI LU .

    Përgjigju
    • konjak: 13/04/2018 15:08

      askush s'ka nevoje per kacidhet e tua

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy