Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka falënderuar shqiptarët në përfundim të mandatit të tij në vendin tonë, pasi në javët në vijim do të largohet. Gjatë një aktiviteti në Tiranë, ai kishte një mesazh për shqiptarët.

Unë dhe gruaja ime do të largohemi këtë verë. Duam t’u falenderojmë të gjithëve për mbështetjen e miqësinë tuaj. Në ditën e lindjes së vendit tonë Amerikë, flasim për lirinë, dhe dua të them një shprehje të Rose Parks që kërkoi lirinë e saj dhe refuzoi të rrinte në fundin e autobusit; Do doja të kujtohem si një person që donte të ishte e lirë, në mënyrë që edhe të gjithë jenë të lirë

Donald Lu

Kathleen Ann Kavalec është propozuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si ambasadorja e re e Amerikës në Shqipëri.