Donald Trump nuk pranon humbjen, vijon betejën ligjore (VIDEO)

Presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe pretendon për manipulime në numërimin e votave, dhe administrata e tij nuk po tregohet bashkëpunuese për të ndihmua presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, William Barr gjatë një konference u shpreh se ai autorizuar prokurorët federalë për të ndjekur hetimet për "akuzat kryesore dhe parregullsitë e votave", ndërsa i nxiti ata të mos bazoheshin në pretendime "imagjinare”, por në fakte reale. Sipas prokurorit nësa ka pretendime të qarta dhe të dukshme për parregullsi, rezultati i zgjedhjeve në disa shtete mund të ndikohet.

Pas kësaj kërkese një zyrtar i lartë në departamentin e tij dha dorëheqjen. Presidenti Donald Trump refuzon të pranojë humbjen, duke pretenduar se ka pasur manipulime në vota e madje në disa shtete si Uiskonsin, Michigan dhe Georgia ka kërkuar rinumërimin e votave.

Ndërkohë ekipi i tij po kërkon një urdhër emergjence në Pensilvani për të parandaluar që në këtë shtet të certifikohet fitorja e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Trump shpreson që paditë ligjore do ta ndihmojnë atë të përmbysë rezultatin e votave të fituara nga Biden në Kolegjin Elektoral, që përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale, dhe jo të votës popullore, megjithëse Biden udhëheq edhe me votën popullore.

Udhëheqësi i shumicës së senatit Mitch McConnell tha të hënën se Presidenti Trump, “ka 100% të drejtë të shqyrtojë akuzat për parregullsi dhe të peshojë alternativat ligjore”. “Institucionet tona janë ndërtuar pikërisht për këtë”. 

Ndërkohë që presidenti demokrat ka bërë publik planin e tij të tranzicionit së bashku me zëvëndësen e tij Kamala Harris.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
Vëzhguesit ndërkombëtarë: Nuk ka pasur asnjë parregullsi në procesin zgjedhor

Vëzhguesit ndërkombëtarë nga Organizata e Shteteve Amerikane, në një raport paraprak  deklaruan se ata nuk kanë vënë re asnjë shenjë mashtrimi ose parregullsish votimi në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Në grupin e ekspertëve ishin përfshirë 28 ekspertë dhe vëzhgues nga 13 vende që studiuan procesin zgjedhor në Georgia, Iowa, Maryland, Michigan. OAS tha se dita e zgjedhjeve ishte paqësore, megjithëse kishte përpjekje për të frikësuar punonjësit e disa qendrave të numërimit.

Raporti mbështet "të drejtën e të gjitha palëve garuese në zgjedhje, për të kërkuar hetime të mëtejshme nëse ata besojnë se u është bërë padrejtësi". Por ka bërë thirrje që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bëjnë më spekulime.

Një raport i hollësishëm i cili do të zgjerojë gjetjet fillestare të OAS do të paraqitet në Uashington DC. Raporti përfundoi duke thënë se "zgjedhjet e vitit 2020 kanë qenë historike në shumë mënyra,  me një atmosferë tejet konkurruese,  rrethana aspak të zakonshme për shkak të pandemisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • life: 10/11/2020 18:17

    nuk ka mundesi ne na informoj sakt FREDERIK NDOCI:

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja