Donte të rikthehej në atdhe, zhduket kavajasi në Gjermani

Elsi Danaj është 27-vjeçari, i cili rezulton i humbur që prej gushtit të vitit 2018. Që nga dita kur humbi kontaktet me familjarët nuk dihet asgjë për fatin e 27-vjecarit. Elsi Danaj kishte afro 4-5 vite që jetonte në një qendër azili në Gjermani. Nga Durrësi ku jeton familja e tij u nis në rrugë tokësore nga Itali për të kaluar drejt shtetit gjerman. Nuk mundi të përfundonte as shkollën e mesme në Kavajë, pasi dëshira e të riut ishte të emigronte në kërkim të një jete më të mirë.

Kjo ishte hera e dytë që 27-vjecari rikthehej në Gjermani. Më herët ai kishte qëndruar pak vite në azil ndërsa për pak kohë pati punuar në një biznes duralumini, me pronar një mysliman, shtetas grek. Më pas Elsi u kthye në Shqipëri, ku pasi qëndroi afro dy muaj u nis për të dytën herë. Elsi ishte një nga tre fëmijët e familjes Danaj. Shpesh ndihmonte të atin gjatë sezonit veror, ndërsa kishin një biznes të vogël që mbanin familjen. Me tu vendosur në Gjermani tek Elsi shkoi edhe nënë Nibahete bashkë me djalin tjetër, Dion vëllain e Elsit.

Nënë e bir qëndruan edhe ata në një tjetër azil nga shtatori i vitit 2017 dhe deri në janar të 2018, kohë në të cilën ata mbanin kontakte me Elsin, i cili shpesh vinte i takonte. Ai udhëtonte me tren për të takuar nënën dhe vëllanë pasi distance nga azili në azil ishte pak e largët. Gjatë kësaj kohe telefonatat dhe komunikimet edhe me të motrën në Shqipëri ishin të rregullta. Elsi fliste shpesh edhe përmes rrjetit social me adresën e tij në facebook, me të motrën që jeton në Tiranë Brunilda Hoxhaj. Ishte koha kur nëna dhe vëllai u kthyen në Shqipëri ndërsa Elsi pasi I takoi u tha se dëshironte edhe ai të kthehej, por familjarët nuk dijnë arsyen pse letrat dhe pasaporta e tij mbahej nga autoritetet gjermane dhe atij nuk i lejohej të kthehej në atdhe.

Ai qëndroi në azil ndërsa nëna dhe vëllai u kthyen në Shqipëri në janar të vitit 2018, me shpresën se për pak muaj do të kthehej edhe Elsi. Ishte data 5 gusht kur nëna foli për herë të fundit me djalin, përmes Facebookut. Aty ai i pohon se donte të kthehej duke i kërkuar para nënës. Familja i thotë se duhej ti dërgonte adresën që të mund ti prinin biletën e kthimit. Pa këtij moment Elsi nuk ktheu më përgjigje. Ai nuk e solli adresën, por as vetë nuk u bë më i gjallë. Nuk dihet se cilat ishin planet e 27-vjeçarit, por sot familja e mbetur pa përgjigje është në kërkim të Elsi Danajt…

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!