Pas pezullimit për shkak se rezultoi pozitive në testin e anti-dopingut me substancën, stanozolol Romela Begaj reagon për herë të parë përmes A1Report duke deklaruar se arsyeja e gjithçkaje që solli këtë situatë do të merret vesh kur të vijë koha e duhur. “Gjithçka do të merret vesh kur të vijë koha e duhur, se ku ka çaluar.

Në emër të të gjithë dashamirësve të mi, në emër të gjithë atyre viteve sakrificë për të realizuar ëndrrat dhe për gjithë ato arritje, ju tregoj se janë shumë djersë, shumë mundime dhe shumë sakrificë. Do t’ju kërkoja mirëkuptim deri në përfundimin e procesit të rishikimit. Ëndrrat për të ardhmen dhe sakrificat nuk hidhen poshtë,nuk humbën për arsye të panjohura akoma.

Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe vazhdojnë të më mbështesin” deklaron kampionia në fuqi e botës në shkëputje Romela Begaj. Peshëngritësja e njohur shqiptare ndodhet në një moment mjaft të vështirë, por nuk është dorëzuar dhe ka kërkuar që të bëjë testin B, teksa më pas do të dëgjohet edhe në Apel.



d.b/shqiptarja.com