Pas dorëheqjes së biznesmenit Bujar Muça në vendin e tij në Kuvend do të ulet avokatja Elena Xhina.
/Shqiptarja.com
Elena Xhina jep mësim në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ndërsa është nënkryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan. Më herët, ajo ka qenë pjesë e LSI-së si anëtare e Këshillit, por në zgjedhjet e fundit kaloi nga PDIU.
Bujar Muça e dorëzoi të premten mandatin në KQZ, por ky institucion nuk e pranoi duke i kërkuar që ta paraqesë në Kuvend.
dy.b/shqiptarja.com












